Tentativa ne grabitje, roja plagos me leve 20-vjecarin
Nje 20-vjecar, lindur e banues ne Kosove te Madhe, te rrethit te Elbasanit, dyshohet te jete autori i nje tentative grabitjeje qe mund t’i kushtoje jeten. Endrion Qefa ndodhet aktualisht i shtruar ne repartin e kirurgjise spitalit rajonal te Elbasanit, ndersa bluzat e bardha thone se djaloshi eshte ne gjendje kritike per jeten. Agjentet arrestuan si autor te plagosjes rojen e servisit “Meri”, Myrteza Berati, 27 vjec, qe ka deshmuar se eshte vetembrojtur nga hajduti. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Elbasanit bene te ditur se 20-vjecari dyshohet se ka tentuar te grabise mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, pjese kembimi nga nje kamion ne autoservisin "Meri", i cili ndodhet ne aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Por gjate "punes", i dyshuari eshte pikasur nga roja i autoservisit, 27-vjecari Myrteza Berati, me banim ne lagjen “Clirimi” ne qytetin e Elbasan. Ne deshmine e tij perpara oficereve te policise gjyqesore, roja ka treguar se ne tentative per te parandaluar vjedhjen, ai ka hasur ne rezistencen e Endrion Qefes, i cili e ka kercenuar me nje thike qe mbante ne dore. Ndodhur perballe kesaj situate, roja ka rrembyer nje leve hekuri dhe eshte perleshur me te riun. Qefa ka marre goditje ne koke dhe pjese te ndryshme te trupit. Pasi e ka lene pa ndjenja ne toke, roja ka lajmeruar policine, e cila e ka percjelle autorin per ne kirurgji. Burime spitalore bene te ditur se pacienti i dyshuar si “grabitesi i nates” ndodhet ne gjendje te rende per jeten. Ndaj tij eshte ngritur akuza e "vjedhjes se mbetur ne tentative". Nderkohe policia ka ndaluar edhe rojen e servisit Myrteza Beratin, ndaj te cilit eshte ngritur akuza e "plagosjes se rende me dashje". Policia tha se, pervec provave te mbledhura ne vendngjarje dhe deshmise se rojes, pret edhe permiresimin e gjendjes shendetesore te 20-vjecarit te dyshuar, per ta marre ne pyetje per t’i dhene mundesi te paraqese versionin e tij mbi ngjarjen.
F.Salliu