Atentati per borxhin e pashlyer
Fier- Borxhi i pakthyer dyshohet se eshte shkaku i atentatit te bujshem te ndodhur ne lagjen "Sheq i Madh" i Fierit, ku mbeti i plagosur vellai dhe nipi i "Ben Qimes", Ahmet dhe Amarildo Isufaj, krushku i tyre, Tomor Jarua dhe Gentian Mara. Policia deklaroi dje se autori i dyshuar eshte Angjelos Sado, 28 vjec, lindur ne Berat, por banues ne Vlore, i cili eshte shpallur ne kerkim per akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative". Ne cilesine e proves materiale jane bllokuar automjeti luksoz tip "Benz" dhe dhjete gezhoja te qitura nga nje pistolete. Nga kater te plagosurit, ne rrezik per jeten eshte 23 vjecari Amarildo Isufaj, qe ka marre dy plumba ne bark dhe nje ne gjoks, kurse babai, vjehrri dhe shoku i tij jane jashte rrezikut per jeten. Nipi i Arben Isufajt, i arrestuar si i dyshuar per vrasjen e Pirro Kocias, mesohet se eshte derguar ne spitalet e Tiranes per ndihme me te specializuar mjekesore.
Hetimet
Burime zyrtare te policise se Fierit deklaruan dje per gazeten "Koha Jone" se arriten te zbardhnin deri ne detaje atentatin e mbremjes se diel prane kompleksit te pallateve qe ndertohej nga familja Isufaj. Shkaku eshte nje borxh qe kjo familje i kishte 28 vjecarit Angjelos Sado, i cili dyshohet edhe per krimin e kryer. Policia nuk dha shifer per borxhin e pashlyer, por mesohet se eshte nje shume e konsiderueshme qe ka motivuar edhe atentatin. Megjithese kane ngritur postblloqe te shumta ne te gjitha lagjet dhe ne qytetin e Vlores per kapjen e te dyshuarit qe u identifikua menjehere, blute nuk arriten qe ta ndalonin ate. Por Sado ka braktisur mjetin e tij luksoz prane vendit te quajtur "Pusi Mezinit", ndersa rezulton te kete telefonuar nje shok, i cili e ka larguar me pas me mjetin e tij me qellim arratisjen. Patrullat zbuluan autoveturen tip "Benz" metalizato, me targa TR7529P ne pronesi te Sados. Kontrolle jane kryer ne banesen e 28 vjecarit dhe ne disa ambiente ku dyshohet se fshihet. Ne aksion eshte perfshire edhe policia e Vlores, por pa sukses, ndersa eshte kerkuar ndihme dhe nga koleget e Beratit.
Ngjarja
Rreth ores 20:30 te se dieles, Angjelos Sado dyshohet se i eshte afruar kompleksit te pallateve ne lagjen "Sheq i madh" me mjetin e tij. Ndersa e ka lene 20 metra me tej pallatit, ka dale i qete dhe i eshte drejtuar tavolines ku qendronin kater persona, te cilet po bashkebisedonin dhe konsumonin pije freskuese. Fakti se njiheshin me te riun dhe erresira, nuk ka lene asnje dyshim tek kater personat. Kurse Sado u eshte afruar duke nxjerre pistoleten dhe qelluar pa paralajmerim dhjete here ndaj tyre. Policia nuk dha detaje nese midis dy paleve ka pasur nje debat, por konfirmoi se familja Isufaj i kishte nje borxh te pashlyer 28 vjecarit prej kohesh. Per pasoje jane plagosur ate e bir, Ahmet dhe Amarildo Isufaj, vellai dhe nipi i "Ben Qimes", 45 dhe 23 vjec, Tomorr Jarua, vjehrri i Amarildos, 48 vjec, si dhe Gentian Mara, 30 vjec. Policia tha se tre nga te plagosurit kane pasur nga tre plumba ne trup, kurse 30-vjecari Mara vetem nje. Me rende paraqitet gjendja shendetesore e Amarildo Isufajt, i cili ka marre plage ne bark dhe ne kraharor.
Pas atentatit, Sado braktisi makinen dhe u arratis ne kembe
Burime policore pohuan per gazeten se veprimet e te dyshuarit per krimin, Angjelos Sado, kane qene aq te shpejta sa te plagosurit s'e kane pandehur se personi qe shkoi tek ta kishte pasur si qellim qe t'i vriste. Pasi ka mbaruar fisheket, 28-vjecari eshte larguar ne kembe deri tek makina dhe eshte larguar ne drejtim te qytetit te Vlores me automjetin tip "Benz", me targa TR 7529 P. Per t'i shpetuar ndjekjes policore ka komunikuar me nje shokun e tij po nga Vlora dhe ka braktisur makinen tek vendi i quajtur "Pusi i Mezinit", afer Fabrikes Tullave, duke u larguar me pas ne kembe. Forcat policore qe kane kryer ndjekjen e tij, kane arritur qe te gjejne automjetin te cilin e kane sekuestruar ne komisariatin e Fierit. Burime zyrtare thane se Sado eshte shpallur ne kerkim per "vrasje te mbetur ne tentative", kurse fotografia e tij u eshte shperndare te gjitha komisariateve ne vend e pikave kufitare. Ne nje deklarate per medien policia pohoi faktin se autori ka tentuar qe te vrase kater personat per shkak te nje borxhi.
Si u arrestua Arben Isufaj
Policia e Tiranes ndaloi gjashte muaj me pare prane "Kopeshtit Botanik", ndersa gjendej ne pallatin e tij ne ndertim, Arben Isufajn, biznesmenin fierak, qe thirret ndryshe edhe me pseudonimin "Ben Qimja". I dyshuari per vrasjen ne bashkepunim te Piro Kocias ne vitin 2002 prane "Rruges se Kavajes" ne kryeqytet, per prishje te pazareve, gjendet ne proces gjyqesor, ndersa nuk ka pranuar krimin e kryer dhe kerkon pafajesi.