E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton te vrase vellane per gardhin

Fier- Sherri per gardhin e shtyre per pak sa nuk eshte kthyer ne tragjedi mes tre vellezerve ne fshatin Kraps te komunes Portez ne Fier. Nje 61 vjecar ka tentuar te vrase vellane me nje arme tip pushke qe e mbante pa leje ne banese, ndersa eshte ndaluar nga uniformat blu. Shkaku, sipas burimeve policore, ka qene shtyrja e nje gardhi vetem 20 centimetra nga vendi ku duhej sipas tapise qe zoteronte autori i dyshuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se dieles, kur Vesel, Nexhip e Bardhi Hoxha jane perfshire ne nje debat. Nga hetimi i kryer dhe deshmite e mbledhura mesohet se Bardhi po rregullonte gardhin, i cili e ndante me te vellane, Nexhipin. Pasi ka prishur gardhin e vjeter, ai ka tentuar qe ta shtynte ate 20 centimetra me tej, pasi gjate viteve sipas pretendimit te tij, Nexhipi e kishte shtyre dhe ky donte qe ta vendoste ku ishte, sipas tapise qe zoteronte. Por i vellai nuk e ka lejuar qe te kryente nje veprim te tille. Per te zbutur gjakrat ka nderhyre vellai i trete, Veseli, por Bardhi dyshohet se ka shkuar ne shtepi ku dhe ka marre pushken qe mbante pa leje, me qellim qe te qellonte mbi Nexhipin 50 vjecar. Ka qene serish Veseli qe ka shmangur tragjedine, ndersa eshte njoftuar edhe policia vendore. Nje grup i gatshem eshte derguar ne vendngjarje dhe ka kryer kontrollin e baneses se Bardhi Hoxha. Burime zyrtare thane se gjeten nje arme tip pushke ne cilesine e proves materiale dhe regjistruan denoncimin e te demtuarit per tentativen e vrasjes. Ndaj te dyshuarit eshte kryer ndalimi ne flagrance per dy akuza dhe hetimet po i kryen Prokuroria e Fierit.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›