E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 Shtator, SHBA përkujton 10-vjetorin e sulmeve

Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm pas paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste nga Al-Kaeda.

Një memorial i viktimave pritet të përurohet në vendin ku ndodheshin kullat binjake të “Qendrës Botërore të Tregtisë”.

Ashtu sikurse në të gjitha përvjetorët e mëparshme, emrat e të gjitha viktimave do të lexohen një për një gjatë ceremonisë që do të organizohet sot. Po ashtu do të ketë edhe minuta heshtjeje në kohën ekzakte të sulmeve.

Presidenti Obama pritet të udhëtojë për në të tria ceremonitë përkujtimore. Gjatë një prononcimi të bërë të shtunën, ai theksoi se SHBA-të ishte më e fortë se 10 vjet më parë.

“Falë përpjekjeve të palodhshme të personelit tonë ushtarak, nuk duhet të ketë dyshim se sot Amerika është më e fortë dhe se Al-Kaeda është në rrugën e mundjes”, theksoi Presidenti Obama./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-11 08:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›