E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyjnë në minierë për të vjedhur krom, 1 i vdekur, 1 i plagosur

PERRENJAS- Një 29 vjecar ka gjetur vdekjen në një galeri miniere ku, së bashku me një shok, kishte vajtur për të vjedhur krom. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në minierën e Katjelit, në Përrenjas, raporton korrespondenti i NEWS24 Fatmir Popja.

Sipas të dhënave të para Dashamir Logjini, 29 vjec dhe Edison Myftari, 18 vjec gajtë natës kishin hyrë në minierë për të vjedhur krom. Në thellësit e një galerie të mbyllur, 150 metra nën tokë, të rinjtë kanë rrëshqitur aksidentalisht çka ka shkaktuar dhe vdekjen e 29 vjecarit, ndërsa shoku i tij 18 vjec është plagosur rëndë. Kanë qenë familjarët e tyre, të cilët pasi kanë parë që nuk janë kthyer në shtëpi janë nisur drejt minierës për të kontrolluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›