E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubaraku nën presion për tu larguar menjëherë

Presidenti amerikan, Barak Obama, theksoi se tranzicioni i rregullt “duhet të vazhdojë tani”, teksa kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan theksoi se Mubarak duhet të bëjë “diçka tjetër”.

Në fjalim e së martës në mbrëmje, Mubarak premtoi se do të linte postin pas zgjedhjeve të ardhshme dhe se do të ndërmerrte reforma konstitucionale.

Shumë protestues anekënd Egjiptit thanë se oferta ishte e pamjaftueshme. Edhe pse fillimisht u duk sikur pas fjalimit kishte shenja mbështetjeje për Mubarakun në rrugët e Kajros, shumë protestues thanë “Ne nuk largohemi! Ai do të largohet!”. Ata e cilësuan fjalim si një hap që synon të ulë zemërimin e protestuesve.

Qindra mijëra u mblodhën dje në qendër të Kajros, në protestën më të madhe që prej fillimit të kësaj vale protestash, të cilat deri tani kanë lënë pas 300 të vdekur, raporton OKB-ja.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-02 11:01
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›