Athina: Të mos keqpërdoret politikisht
19/08/2010 Incidenti i Himarës
Athina zyrtare vlerëson se incidenti i Himarës, ku gjeti vdekjen 32-vjeçari Aristotel Guma, nuk duhet përdorur politikisht. Ministri i Jashtëm grek Dimitris Droutsas në një intervistë për kanalin televiziv të vendit fqinj “Sky”, thotë se segmente të caktuara në Shqipëri po përpiqen të politizojnë ngjarjen e Himarës për të krijuar tensione dhe trazira. “Më lejoni të mos ndaj të njëjtin mendim me ata që janë duke i përdorur fenomene të tilla, që edhe njëherë e ritheksoj se janë krejtësisht të dënueshme, si pretekste për të nxitur trazira, për t’u keqpërdorur nga disa individë apo për të abuzuar me fenomene të tilla dhe për të na krijuar probleme këtu në Greqi, që askush nuk dëshiron të ndodhin. Sigurisht që ne kërkojmë që drejtësia të vihet në vend sa më shpejtë, por ky është një rast i izoluar dhe për këtë duhet të jemi të qartë dhe pa asnjë dyshim”, - ka thënë shefi i diplomacisë greke. Në këtë mënyrë, Athina zyrtare shfaqet me krejt tjetër qëndrim nga ai që mbajti kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe kreu i shoqatës së minoritarëve grekë në Shqipëri, njëherësh kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Ministri grek në këtë intervistë thekson se “për sa i përket minoritetit grek në Shqipëri, qeveria dhe çdo qeveri greke, po bën ç’është e mundur. Kjo është diçka qe ne besojmë dhe se është detyra jonë për ta bërë. Nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim dhe dyshim këtu”, - ka theksuar ministri i Jashtëm grek. Në këtë intervistë ai vlerësoi edhe qëndrimin që mbajti Kryeministri Berisha lidhur me incidentin. “Gjithashtu edhe qeveria shqiptare e ka dënuar këtë incident përmes Kryeministrit”, - tha Droutsas.