Athina digjet dhe me te, nje histori e demokracise
Nga Paul Kidner*
Ndersa Athina dhe qytete te tjera neper Greqi digjen, nje force policore e coroditur reflekton gjendjen e nje qeverie ne shperberje. Qeveria e qendres se djathte e kryeministrit Kostas Karamanlis, te henen (8 Dhjetor) thirri mbledhjen e pare te Keshillit te Ministrave, per te diskutuar ngjarjet qe filluan te shtunen ne mbremje.
Trazirat shperthyen nga ajo qe tani duket se eshte vrasja e pajustifikuar dhe fatale e nje studenti 15 vjecar nga nje polic. Raportet e deshmitareve okulare te transmetuara ne televizion dhe xhirimet me kamera amatore te incidentit, tregojne se polici qe nxori armen kishte vepruar ne nje menyre te tille, me shume nga zemerimi sesa per vetembrojtje ashtu sic pretendoi ne fillim. Per dy ore, qeveria u mblodh ne nje mbledhje me dyer te mbyllura, ndersa nje tjeter nate kaosi pa Athinen qe digjej. Gazetaret dhe qytetaret pyesnin se ku ishte shteti dhe forcat e policise, ndersa kryeqyteti iu nenshtrua nje nate te trete perleshjesh, bombash Molotov, dyqanesh, bankash, makinash dhe kazanesh plehrash te djegur.
Simbolika e kesaj tragjedie qe vazhdon, ishte djegia e nje peme te madhe te Krishtlindjeve ne qender te Athines, me shtellunga te dendura tymi qe reflektoheshin ne dritaret e thyera te hoteleve dhe dyqaneve aty prane. Shume me shqetesuese ishin raportet, se nje zjarr i shkaktuar nga bombat Molotov kishte filluar ne muzeun e ri arkeologjik, duke kercenuar objekte te pacmueshme nga historia boterore. Mbase njoftimi me i keq nga te gjithe ishte raporti shtese, se studentet fillimisht ndaluan zjarrfikeset per te arritur muzeun, duke hedhur gure mbi kokat e tyre nga tarracat e godinave perqark muzeut.
Policia duket e paafte ose pak e gatshme per te vepruar perballe trazirave te tilla te gjera, mbase duke iu frikesuar ndeshkimeve te metejshme nga masat e te rinjve, te cilat e kane perdorur vrasjen e nje te riu per te filluar trazirat me te keqija, qe jane pare ne qytet gjate 20 viteve te fundit. Nje tjeter teori eshte se policia ishte paralajmeruar qe te terhiqej dhe te mos demtonte me shume te rinjte, te cilet duke dale jashte kontrollit i kane sulmuar ata masivisht ne rruge. Cilido te jete shkaku, ajo e la qytetin ne duart e turmave te zemeruara te te rinjve.
Nderkohe, qytetare te tjere rrine duarkryq dhe shikojne te paafte dhe te frikesuar ndersa makinat jane kthyer permbys dhe pronaret e dyqaneve shikojne burimin e tyre te te ardhurave dhe pasurine qe digjet. "Ajo qe ne te gjithe duam, thote nje gazetar grek, eshte qe te ndihemi te sigurt".
Sipas njoftimeve televizive, as Presidenti shume popullor i republikes, Karolos Papulias, nuk mbeti i paprekur, ndersa iu desh qe te levizte nga apartamenti i tij ne qender te Athines ne "Megaro Maximou" - godina ne te cilen ndodhet zyra e Kryeministrit - per shkak se sulmet prishen edhe hyrjen ne bllokun e apartamenteve ku ndodhej shtepia e tij.
Vrasja e nje djali 15 vjecar ishte e pafalshme. Renia e qytetit ne nje kaos eshte e pafalshme. Qytetaret shikojne ne televizionet e tyre te tronditur nga shpejtesia e perhapjes se trazirave, nje kryeqytet te kthyer ne ate qe gazetaret jane duke e quajtur nje "zone lufte" dhe te gjithe te acaruar me nje qeveri qe nuk eshte ne gjendje te marre ne dore situaten.
Qeveria ka qene e paafte per te vepruar dhe duket se ka humbur lidhjen me realitetin e situates, duke thirrur vetem mbledhjen e saj gjate nates se trete dhe ndofta me te keqe, te trazirave. Perpjekja e z.Karamanlis per te distancuar veten nga ngjarjet e neveritshme, se qeveria e tij eshte pergjegjese per to, ka deshtuar. Qeveria ka qene dobesuar nga nje mazhorance prej vetem nje vendi ne parlament dhe kohet e fundit ka qene lekundur nga nje seri skandalesh korrupsioni ndaj te cilave ajo eshte perpjekur pa sukses qe te distancoje veten prej tyre. Sondazhet e fundit te opinionit publik tregojne se popullsia greke eshte kthyer tashme kunder saj.
Rritja e presionit politik
Ne kete kohe duket e paevitueshme qe Partia Demokracia e Re e z.Karamanlis nuk do te jete ne gjendje te ruaj kontrollin e vendit para ketyre ngjarjeve te reja. Vendi eshte bllokuar ne intriga politike, perballet me veshtiresite e nje krize ekonomike dhe tani me perspektiven e nje prej burimeve te tij kryesore te te ardhurave turizmin, qe bie ne nje vrime te erret. Gjithnje e me shume politikane po i bejne thirrje kryeministrit te marre pergjegjesine per ngjarjet dhe po rriten presionet per te thirrur zgjedhje te reja.
Mesazhi nga te rinjte e Greqise duket i qarte: Ata duan nje shkeputje nga e kaluara. Ata duan qe te degjohen dhe duan te dine se kane nje te ardhme perpara me perspektiva, arsimin dhe pune. "A nuk kemi ne te drejte per nje ze? A eshte kjo demokraci"? therriste nje nxenese e gjakosur ndersa e terhiqnin nga duart e nje polici, ne nje rruge jo te dukshme prane Akropolit.
Demokracia aktualisht duket akoma me larg ne mendjet e ketyre te rinjve. Ata dogjen flamurin kombetar. Ata ndiejne se nuk u eshte premtuar nje e ardhme, se nuk jane degjuar dhe jane duke e treguar forcerisht vete duke shkaterruar bazat e nje shteti i cili i ka injoruar ata.
As vrasja e nje te riu nga organet e shtetit, as djegia e nje qyteti nga turma e egersuar, nuk eshte nje gje qe i ka hije historise se nje qyteti te konsideruar si djepi i demokracise.
(*) Publikuar dje ne "Euobserver"