Trazirat ne Athine jo vetem zemerim ndaj policise
Nga Janis Papadimitrou*
Trazira te pashoqe ne Athine pas vdekjes se nxenesit 15 vjecar, Aleksandros Grigoropulos nga plumbat e policise ne lagjen Exarchia ne Athine. Cfare treguesi eshte kjo dhune per shoqerine greke?
Trazira te pashoqe ne Athine pas vdekjes se nxenesit 15 vjecar, Aleksandros Grigoropulos nga plumbat e policise ne lagjen Exarchia ne Athine. Deshmitaret okulare bejne fjale per "te shtena me qellim", ndersa policia kembengul qe ishte nje rast i vecuar, i nje plumbi te ardhur diagonalisht. Exharchia, prej vitesh konsiderohet lagja e autonomeve, dhe shpeshhere ka pasur perleshje me policine. Edhe ne vitin 1985 ka pasur nje rast vdekjeje te nje nxenesi. Mihalis Kaltezas u qellua nga policia, qe beri fjale per mbrojtje ne nevoje. Trazirat ne Greqi nderkohe kane perfshire edhe qytete te tjera.
Jane trazirat me te medha ne Greqi prej 40 vitesh. Ne qender te Athines autonomet kane nxjerre jashte funksionit shtetin. Qindra dyqane, banka, komisariate policie jane shkaterruar, makinave iu eshte vene zjarri. Zemerimi per vrasjen e nje 15 vjecarit, eshte kthyer ne urrejtje te hapur kunder shtetit. Eurodeputeti i se majtes se moderuar greke ne Dimitris Papadimoulis e sheh gabimin te policia, "nje i ri 15 vjecar u qellua me gjakftohtesi nga ata qe hiqen si rambo te armatosur, dhe u vra pa arsye. Forcat paramilitariste te policise, me sa duket mbeshteten dhe nga persona te politikes. Ata ndeshkohen teper rralle, ose per aktivitetin e tyre shperblehen me ngritje ne detyre, dhe kjo prej vitesh."
Janis Makris, kryetar i sindikates se policise se Athines ka nje mendim tjeter. Edhe ai ben fjale per nje rast te vecuar tragjik, per nje shkelje te pafalshme te ligjit dhe per praktiken e policise. Nga ana tjeter ai ankohet per vetedijen e paket te se drejtes, tek popullata.
"Tek ne ne Greqi ndodh dicka e pazakonte. Ne duam vertet qe policia ne rast nevoje te jete para deres sone per te na mbrojtur, por me teper se kaq nuk na intereson puna e saj. Po qe se fqinji yne shihet qe parkon aty ku nuk duhet, atehere ne e therrasim policine, por kur vete ne i shkelim rregullat e qarkullimit, atehere nuk na pelqen fare policia."
683 euro. Kjo eshte rroga fillestare e nje polici te ri grek. Nuk ka cudi qe policet jane te pamotivuar. Megjithate pagesa e keqe dhe kualifikimi i manget nuk jane arsye per keqperdorimin e detyres. Ne vitin 1985 u vra nje nxenes 15 vjecar, Mihalis Kaltezas gjate nje demonstrate ne Athine. Qe atehere autonomet jane ne nje lufte te vazhdueshme me policine, para se gjithash ne lagjen Exarcheia, jo larg Parlamentit grek.
Mungesa e perspektives se ketyre te rinjve e amplifikon zemerimin. I ketij mendimi eshte eurodeputeti, Dimitris Papadimoulis. "sistemi arsimor po privatizohet dhe po humb vleren. Papunesia rritet, te rinjte nuk shohin asnje perspektive per te ardhmen. Nga politika ata ndjehen te zhgenjyer. Ne kete pike lagja Exarcheia eshte barometer i shoqerise sone. Aty dalin per here te pare ne drite fenomenet e reja, por klasa politike thjesht nuk i kap ato."
Sipas vleresimeve te zyres se statistikave te BE-se, sot gati 25 per qind e popullsise jeton ne nivelin e varferise. Te rinj qe nisin punen fitojne me pak se 1000 euro ne muaj, punet e mira ne administrate i marrin persona me lidhje te mira me partite qe jane ne pushtet. Mungesa e perspektives mund te kthehet ne zhgenjim dhe dhune, per fat te keq te biznesmeneve athiniote. Qindra biznesmene te vegjel ankohen per vandalizmin dhe bastisjet. Kryetari i Dhomes greke te Tregtise, Dimitris Armekinas ben thirrje per pergjegjesi: "Dhuna duhet te marre fund. Shteti duhet te tregoje kujdes per sigurine."
(*) Marre nga Deutsche Welle