Mascherano, i lumtur te Barcelona

Javier Mascherano ka bërë të qartë se është i lumtur te Barcelona dhe dëshiron të mbetet në Nou Camp.
“Nuk kam ndërmend të largohem nga Barcelona. Jam i lumtur si po shkojnë gjërat këtu”, deklaroi Mascherano për ueb faqen zyrtare të klubit. Argjentinasi nuk mendon se ka nevojë për të diskutuar rreth vazhdimit të kontratës me gjigantin katalan pasi marrëveshja e tanishme vlen deri më 2014.
“Nuk mendoj se meritoj kontratë të re. Është ende herët, klubi do të vendosë”, u shpreh Mascherano i cili iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli më 2010.