E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet ushtari i rivaleve te Boroves

Sjellja nga Gjermania e Arsim Lites rikthen dosjen e grupeve kriminale ne Tirane

I arrestuar prej tete vitesh ne Gjermani Interpol ka sjelle ne Shqiperi Arsim Liten personin i cili tentoi te ekzekutoje nje nga vellezerit Borova dikur te njohur si rivalet e grupit Gina. Behet fjale per ngjarjet e grupeve rivale ne Tirane te cilat kane rikthyer edhe njehere ne vemendje ekzekutimet e bera mbi 10 vjet me pare. Arsim Lita i cili ne ate kohe konsiderohej si nje nga ushtaret e grupit rival te Boroves tentoi te vrase Ilirjan Boroven i cili pavaresisht se ishte vellai i Ervin dhe Ergys Boroves qe ishin vrare kohe me pare ai ishte i distancuar nga aktiviteti i tyre.

Ngjarja per te cilen eshte denuar me 24 vjet burg 33-vjecari Lita ka ndodhur me 7 nentor te vitit 2001 kur u tentua te ekzekutohet Ilirjan Borova i cili mori gjashte plumba por i shpetoi vdekjes. Ne kete ngjarje mbeti i vrare Ilirjan Zhupani qe po drejtonte mjetin ne momentin e atentatit. Policia e Shtetit tha dje se rreth ores 1220 nen masa te rrepta sigurie eshte sjelle nga Mynihu i Gjermanise Arsim Lita lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane. Gjykata e Tiranes me vendimin e dates 29 mars 2005 e ka denuar 33-vjecarin me 24 vjet burg per kryerjen e veprave penale te vrasjes vrasjes se mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje. Arsim Lita akuzohet se ne bashkepunim me dy persona te tjere te cilet deri me sot nuk jane identifikuar ne daten 07 nentor 2001 ne lagjen Ali Demi pikerisht te shkolla 1 Maji prane Ures se Ali Demit kane vrare Ilirian Zhupanin dhe kane tentuar te vrasin Ilirjan Boroven duke e plagosur rende ate. Lita ishte arrestuar me 17 shtator te vitit 2003 ne Gjermani por eshte mbajtur deri me sot per nje tjeter denim ne kete shtet. Ne lidhje me krimet e asaj kohe policia shprehet se vellezerit Borova pikerisht Ervin dhe Ergys Borova fillimisht kane qene rivale me grupin e Denis Gines. Ne 27 mars te vitit 1999 ne rrugen 4 shkurti prane ish-Bllokut u ekzekutua Ervin Borova. Ky shenoi dhe vrasjen e pare mes djemve te grupit. Ngjarja u pasua me nje tjeter viktime nga familja e Boroves. Vellai i tij Ergysi u qellua per vdekje ne 4 maj te te njejtit vit ne banesen e tij ne Tirane. Por anetaret e tjere te grupit mbeshtetes te Boroves kunderpergjigjen vetem me 22 qershor te vitit 1999. Ne periferi te Tiranes prane vendit te quajtur Fusha e druve ekzekutohen duke perdorur nje arme antitank Denis Gina dhe Medion Shehu te cilet ne momentin e atentatit po udhetonin me nje makine te blinduar. Por grupi i Boroves mendohet se kishte krijuar konflikte edhe me nje grup tjeter rival per shkak te aleancave te bera me persona te tjere kriminale. Nje nga ushtaret e ketij grupi mendohet se ka qene edhe Arsim Lita. Ky i fundit tentoi te vrase vellain tjeter te familjes Borova Ilirjanin por mbeti i vrare Zhupani. Megjithate policia tha ne ate kohe se Ilirjan Borova nuk kishte lidhje me aktivitetin e asaj kohe dhe ishte shume i distancuar. Por grupet rivale duke pasur frike te ndonje hakmarrjeje mendohet se kishin vendosur ta ekzekutojne.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›