Krimi eshte sofistikuar policia jo
Ristrukturimi i Policise se Shtetit duket se ne vend qe ta permiresonte punen e ka demtuar ate. Te pakten keshtu tregojne statistikat gjithnje e ne rritje te krimit ordiner ne rruge dhe pamundesia per te zbardhur krimet e renda te viteve te meparshme.
Por ajo qe shqeteson edhe me shume policine e Fierit sot eshte sofistikimi dhe forma e re qe ka marre krimi. Sipas specialisteve me pervoje ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit ngjarjet kriminale aktuale jane te mirestudiuara nga autoret e tyre duke ia veshtiresuar edhe me shume punen policise. Aq me teper qe kjo e fundit eshte e tejmbushur me oficere te rinj qe emerohen te tille duke perdorur dy deri ne tre diploma te marra ne universitete private.
Gjate nje bisede me shefin e Sektorit te Luftes kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit Zigur Bizha ky i fundit i ka meshuar faktit se ka nje tendence te ndergjegjesimit qytetar ndergjegje qe ka ulur ne nje fare menyre kriminalitetin.
Bizha me shqetesim permend natyren e re qe kane marre krimet e renda. Ai shpjegon se ngjarjet e ndodhura gjate periudhes se fundit e qe jane pa autor fshihen pas studimit te mirefillte te ecurise se ndjekur nga autori apo autoret.
Infrastruktura e permiresuar sipas Bizhes lehteson levizjen e shpejte te autoreve te krimeve si dhe ardhjen e shume krimineleve nga qytete te tjera. Gjithashtu edhe telefoni celular konsiderohet si nje lehtesi me shume.
Problem me vete eshte rreziku i mbylljes se dosjeve te vjetra. Nje faktor i mbylljes se ketyre dosjeve eshte pamundesia e sigurimit te proves shkencore. Shume ngjarje te bujshme ne Fier kane shkuar deri afer zbardhjes por kane deshtuar me pas. Kjo per faktin se deshmitare kyc gjate hetimeve kane deklaruar dijenine e tyre rreth ngjarjes dhe ne kohen qe jane perballur me gjykaten e kane mohuar. Raste te tilla mesohet se kane qene disa dhe autoret per terheqjen nga deklarimi para trupit hetimor kane preferuar te denohen vetem per deshmi te rreme.
Gjithashtu kohezgjatja e viteve te moszbardhjes se ngjarjeve shihet si nje tjeter faktor deshtimi. Disa nga ngjarjet e vjetra jane drejt fundit te afatit te parashtrimit te tyre. Ne duart e eksperteve te policise jane dosje qe nga vitit 1985 e ne vijim. Mesohet se rrezikohen edhe dosje te bujshme qe kohen ligjore te pritjes per tu zbardhur e kane nga 15 ne 25 vjet.
Duhet permendur se nga dosjet e vjetra policia e Fierit nuk ka mundur te zbardhe shume gjate vitit 2010 ndersa per nje pjese te vjedhjeve te kthyera ne fenomen gjate vitit te fundit jane gjetur autoret.
Ne Fier jane ende pa u zbardhur vrasje te renda si ato te disa biznesmeneve deri tek ekzekutimi i deputetit te Partise Socialiste Fatmir Xhindi.
.