Mustafaj Berisha nje menaxhim politik medioker
Ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj ne nje prononcim per Top Channel ka komentuar largimin e Ilir Metes nga qeveria dhe strategjine qe po perdor Kryeministri Sali Berisha per te shpetuar qeverine. Duke pershendetur veprimin e Ilir Metes si te drejte dhe nje vendim qe e nderon kryetarin e LSI-se ish-kryediplomati Mustafaj tha se ne menyre te panevojshme Meta tregoi ngurrim deri ne marrjen e ketij vendimi. Nje dite me pare Meta tha se opsioni i doreheqjes nuk eshte ne mendjen e tij dhe ajo qe te ben habi eshte evolucioni kaq i shpejte i largimit nga qeveria. Por si e shikon Mustafaj strategjine qe po perdor Berisha per te mbajtur ne kembe qeverine Kryeministri Berisha nuk ka pasur dhe nuk po deshmon se ka pasur nje strategji per kete ngjarje. Qe dje deri sot Berisha ka disa qendrime diametrisht te kunderta. Menaxhimi politik nga Berisha per mua eshte medioker dhe pa asnje vizion dhe parapergatitje. Mua sme duket e drejte ti lihet Ministria e Ekonomise nje force politike ku dy ministra te saj kane deshtuar resht brenda pak muajsh. Por ky ishte rasti optimal i Berishes te riformatonte qeverine. Ka ministra te tjere te perfolur tha Mustafaj.
.