Inter barazim pa gola me Sampdorian. Zikaltrit me 9 lojtarë në fushë

Inter nuk shkon më shumë se barazimi pa gola në San siro kundër Sampdorias, por arrin të limitojë dëmet, duke marrë një pikë, ndërsa ka luajtur për më shumë se një pjesë loje me 9 lojtarë. Skuadra e Mourinjos, mban kështu larg rivalët kryesorë, edhe pse ka parë të ndëshkohen me karton të kuq të dy mbrojtësit e qendrës. Valter Samuel ka penguar Nicola Pozzi si mbrojtës i fundit, duke marrë menjëherë kartonin e kuq, në minutën e 32, ndërsa vetëm 6 minuta më pas Ivan Cordoba është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Pavarësisht avantazhit numerik, Sampdoria e vendit të katërt ka dështuar të imponohet në fushë dhe të shënojë golin e fitores, madje i ka lejuar zikaltërve rastet më të mira, por Samuel Eto'o dhe Uesley Sneijder nuk arrijnë të shmangin barazimin e tretë rradhazi. Mourinho, si zakonisht, e konsideron lojën e ndëshkueshme të Interit, si gabime të gjyqtarëve, ndërsa edhe sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini, ka lënë fushën e lojës përpara kohës, i ndëshkuar me dy kartona të verdhë.
Roma e vendit të dytë ka shansin të ngushtojë në 5 pikë diferencën me Interin, ndërkohë që në ndeshjen tjetër të Serisë A, Genoa ka shkatërruar 3-0 në shtëpi Udinesen.
Eno Skarço