Kriza, sot në Tiranë delegacioni i KiE. Ja axhenda e takimeve
Delegacioni i Asamblese Parlamentare te KiE-se do ta gjejë politikën shqiptare në fazën e dytë të negociatave për zgjidhjen e krizës. Duke nisur nga mesdita e së dielës deri në mesnatë, 7 anëtarët e delgacionit të lartë të Strazburgut, do të mbërrijnë një nga një në aeroportin "Nene Tereza" për t’u akomoduar më pas në hotel “Rogner”. Sipas axhendës kryenegociatori, presidenti i asamblesë, Mevlüt çavuşoğlu mbërrin në Tiranë në orën 14:00. Por takimet intenstive me krerët e shtetit dha ata partiakë nisin nje dite me pas, qe mengjesin e se henes.
Destinacioni i parë në 09;15 minuta është selia e presidentit. Delegacioni do të bisedojë me kreun e shtetit, cili është zyrtarisht moderatori i negociatave Berisha- Rama për rreth një orë..
I dyti ne radhe është takimi me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, per t'i lene vendin bisedimeve me kryeministrin Berisha ne oren 11:45 minuta.
Pas bisedimeve me tre krerët e shtetit dhe pas një pauze prej 2 orësh, të dërguarit e Këshillit të Europës në 15:15 do t’i drejtohen selisë rozë për të takuar kryetarin Rama dhe drejtues të tjerë të partisë në opozitë.
Për më shumë se një orë sipas axhendës grupi i raporterëve dhe përfaqësuesve të lartë të Strazburgut do të dëgjojë kërkesat e socialistëve ku kryesorja është ajo e transparencës së plotë të zgjedhjeve të 2009, deri në hapjen e kutive të votimit.
Pas të gjitha këtyre ecejakeve në bulevardin kryesor delegacioni do të rikthehet sërisht rreth orës 17:00 në Presidencë. Rreth një orë është programuar të zgjasë takimi përmbledhës me presidentin Bamir Topi.
Sipas programit të gjitha rezultatet e takimeve, misioni i Këshillit të Evropës do t’i bëjë të ditura të martën në një konferencë për shtyp, në orën 10:30.Vizita e këtij misioni të KiE ishte paralajmëruar qysh me miratimin e Rezolutës Uilshajër– Lakso për Shqipërinë.
Dokumenti paraqiste ndër të tjera dhe pikat e zgjidhjes së situatës aktuale politike nën moderimin e presidentit Topi. Por, ashtu si cdo deklaratë tjetër të ndërkombëtarëve si PS, ashtu edhe PD i kanë interpretuar sipas interesave partiake komentet dhe qëndrimet e zyrtarëve te Asamblesë Parlamentare të KiE. Azhornuar së fundi ( e diel , 21 shkurt 2010 ) < I mëparshmi