E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina po ndjek “luftën” mes Shkupit dhe Sofjes

E përditshmja “Etnos” shkruan se përcaktimi i palës së Shkupit për të krijuar identitet maqedonas nuk është drejtuar vetëm kundër Greqisë, por edhe Bullgarisë. Kjo gazetë në analizën e saj lidhur me këtë situatë shkruan se Athina me interes të madh po ndjek konfrontimet midis Shkupit dhe Athinës.

Por në anën tjetër, Athina zyrtare nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë situatë të krijuar, e cila shkon në favorin e saj, dhe ul pozicionet e Maqedonisë në proceset evrointegruese.

Mediat greke në debatet e fundit kanë përfshirë veprat e botuara të historianit dhe shkrimtarit bullgar, Bozhidar Dimitrov, i cili tani është ministër i diasporës në Qeverinë e Bullgarisë. Pikërisht për temë debati janë marrë dy veprat e këtij autori “Dhjetë gënjeshtrat për maqedonizmin” dhe “Maqedonia-vendi i shenjtë bullgar”.

Ashpërsimi i vijës bullgare kundër Shkupit filloi pas promovimit të librit “Çështja maqedonase dhe Bullgaria-dokumente sekrete nga viti 1950 e deri në 1967” në Athinë, ku ishte e pranishme edhe shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis.

Start/ina

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›