Mbi 1 mijë rrënjë kanabis asgjësohen në Tepelenë
Policia e Gjirokastrës bën të ditur se kanabis ishte mbjellë në parcelat me distancë vetëm 2 kilometra nga rruga Tepelenë-Kurvelesh. Bimët narkotike të mbjella pas shkurreve dhe pemëve ishin me gjatësi 1 deri në 1.5 metra
TEPELENE-Asgjesohen 1076 rrënjë kanabis sativa në Tepelenë. Operacioni Hija e Lisit ka mundësuar zbulimin e dy parcelave të mbjella me bimë narkotike.
Policia e Gjirokastrës bën të ditur se kanabis ishte mbjellë në parcelat në përroin e Ujit Vierr me distancë vetëm 2 kilometra nga rruga Tepelenë-Kurvelesh. Bimët narkotike të mbjella pas shkurreve dhe pemëve ishin me gjatësi 1 deri në 1.5 metra.
Menjëherë më pas specialistët dhe agjentët e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Gjirokastër kanë bërë të mundur asgjesimin e kanabisit me anë të djegies, ndërsa kanë identifikuar kultivuesin i cili tashmë është shpallur në kërkim.
(d.b/BalkanWeb)