E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP: Shkon në 12 numri i të prekurve me virusin A/H1N1

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) bëjnë të ditur se konfirmimi erdhi pas analizave që u kryen në laboratorin e Bukureshtit (Rumani), pas dërgimit te 16 kampioneve nga institucionet tona spitalore me dyshimin për ekzistencen e virusit A/H1N1.

Pas analizave te kryera rezultoi se katër prej tyre ishin bartës të këtij virusi, ndërsa për 12 të tjerët përgjigjia ishte negative. Pas këtij konfirmimi, numri në total i të prekurve në vendin tonë arrin në 12.

Sipas ISHP, rastet janë konfirmuar të infektuar me virusin e gripit pandemik A(H1N1) në laboratorin e referencës për Europën Juglindore në Bukuresht (Rumani) pas analizave fillestare të kryera për infektimin me virusin e gripit A në laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në Tiranë.     

Në lidhje me grupmoshat, 4 raste të infektuar janë të grupmoshës 15-24 vjeç, 7 raste të grupmoshës 25-44 vjeç dhe një rast i grupmoshës 45-59 vjeç.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›