E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i arsimitdo miratohetbrenda korrikut

TIRANE- Ndryshimet e para- shikuara në ligjin e arsimit të lartë, do të miratohen brenda këtij sesioni parlamentar, që mbyllet më 29 korrik, pasi ky ligj është mes ligjeve të parashikuara në axhendë për miratim deri në këtë datë. Drafti i ri që ka shkaktuar jo pak debate në nivelet akademike, ishte dy ditë më parë në komisionin e Edukimit, ku ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj dhe disa rektorë të universitetëve, kanë deklaruar sërish qëndrimet e tyre të kundërta në lidhje me ndryshimet e parashikuara. Sipas ministrit Tafaj, amendimet e paraqitura garantojnë the-llimin e reformave dhe ndihmojnë në përshtatjen e ligjit me problematikën e hasur gjatë zbatimit në praktikë. Ndër-kohë që rektorët janë shprehur kundër ndryshimeve, pasi sipas tyre cënohet autonomia financiare dhe liria akademike duke i dhënë më shumë kompetenca Ministrit të ndërhyjë në çështjet e universiteteve. Ata kanë kërkuar që Ministria të ushtrojë më shumë kontroll edhe mbi universitet private.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›