Greqia jashtë euros? NYT: Kompanitë amerikane përgatisin infrastrukturën

Kompanitë amerikane janë duke u përgatitur për atë që kohë më parë mendohej si e pamundur, faktin që Greqia mund të jetë e detyruar të largohet nga zona e euros.
Gazeta prestigjoze amerikane "New York Times" në një artikull të sajin shkruan se edhe pse Greqia dëshpërimisht po përpiqet të shmangë falimentin prej borxheve, kompanitë amerikane po përgatiten për të pamendueshmen.
Sipas NYT-së Banka e Amerikës, "Merril Lynch" ka mbushur kamionëve me të holla dhe i ka dërguar në kufirin grek kështu që klientët mund të vijojnë të paguhen, po ashtu edhe punonjësit lokalë. Ford-i ka rikonfiguruar sistemet e tij kopjuterike në mënyrë që ata të jenë menjëherë në gjendje të trajtojnë një monedhë të re greke.
Gazeta raporton se askush nuk e di se sa e gjërë mund të jetë vala tronditëse nga një dalje greke por bankat e mëdha amerikane dhe firmat konsulente kanë bërë një biznes të mirë duke këshilluar klientët e tyre koorporative të përgatiten për një ciflim të zonës së Euros.
New York Times vlerëson se braktisja e Euros nga Greqia ka më shumë gjasa të krijojë trazira në tregjet botërore, të cilat kanë përjetuar problemeve periodike nga borxhet e Evropës, e që kanë shpërthyer kryesisht gjatë dy viteve të fundit. Ajo gjithashtu do të rrisë presionin mbi Italinë dhe Spanjën, fuqi shumë më të mëdha ekonomike që janë duke luftuar me problemet e borxhit të tyre.
Sektori industrial në bllokun e 1ë vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro regjistroi një rënie të re në gusht, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga kompania e specializuar e vlerësimeve financiare "Markit". Indeksi mbi prodhimin industrial tregoi se sektori u kontraktua, pavarësisht reduktimit të çmimit nga ana e shumë fabrikave.
Indeksi për muajin gusht ishte prej 45,1, më i mirë se rekordi më i ulët në tre vjet prej 44 në muajin korrik, por dukshëm nën nivelin e stanjacionit, të një indeksi prej 50. Ky ishte muaji i 13 radhazi me rënie për sektorin industrial në Eurozonë.