E Diel, 1 Nëntor 2026

Gates:Burgu i Guantanamos nuk do të mbyllet

Kampi i diskutueshëm amerikan i të burgosurve të Guantanamos në Kubë, sipas ministrit amerikan të Mbrojtjes Robert Gates, ndoshta nuk do të mbyllet.

Para një komisioni të Parlamentit në Uashington Gates theksoi rezistencën në Kongres kundër një transferimi të terroristëve të dyshuar në burgjet amerikane në SHBA. Për më tepër vetëm pak shtete ishin të gatshëm për të pranuar të liruar nga burgu i Guantanamos. Aktualisht në kamp janë edhe 172 të burgosur.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama kishte premtuar në fillim të marrjes së postit të tij në 2009 mbylljen e këtij kampi brenda një viti.

Paraardhësi i tij George W.Bush pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 kishte lejuar të ndërtohej ky burg për të vendosur atje të dyshuarit për terrorizëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›