Kina konfirmon dënimin ndaj gjeologut amerikan

Gjykata e apelit në Pekin ka dënuar me tetë vjetë burg gjeologun amerikan të dënuar për nxjerrjen e sekreteve shtetërore.
Gjykata nuk i pranoi argumentat e Xue Fengut se informacionet e mbledhura prej tij rreth industrisë së naftës në Kinë ishin publike dhe jo sekrete shtetërore.
Ambasadori amerikan në Pekin bëri thirrje për lirimin e Fengut duke ngritur pikëpyetje mbi punën e gjykatës.