E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, Antiterrorizmi heton djegien e zyrave të Microsoft

Zyrat e kompanisë amerikane Microsft në Marusi, Athinë, u dogjën dje rreth orës 3:45 të mëngjesit. Tre persona të armatosur dhe të maskuar bllokuan hyrjen e godinës me një furgon të vjedhur, kërcënuan rojën dhe, pasi e larguan atë, hodhën benzinë në ndërtesë e i vunë flakën. Flakët, të përhapura shpejt me ndihmën e bombolave të gazit, arritën deri në katin e tretë të ndërtesës. Sulmuesit u zhdukën më pas, ndërsa roja njoftoi zjarrfikësit. Mjetet e përdorura nga autorët janë dërguar në laborator dhe situata konsiderohet mjaft serioze, pasi objektivi i zgjedhur nga autorët dhe mënyra se si ata vepruan, i ka detyruar autoritetet tia besojnë këtë çështje antiterrorizmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›