Bangladesh, mbi 70 të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut
Mbi 70 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dherave në juglindje të Bangladeshit. Rrëshqitjet e tokës ndodhën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm prej tri ditësh, të cilët shkaktuan përmbytje dhe dëmtime në infrastrukturën e transportit. Autoritetet e vendit dislokuan në rajon ushtrinë, për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit në zonat e prekura. Ngjarja ndodhi në rajonin malor Citagong.