Athinë, Drucas: Zgjidhja e emrit në duart e Gruevksit
ATHINE- Zëvendësministri i jashtëm grek, Dimitris Drucas ka deklaruar se pala greke dëshiron dhe kërkon zgjidhje për kontestin e emrit, por kjo, sipas tij është në duart e zotit Gruevski. “Ne duam zgjidhje, ne kërkojmë zgjidhje. Ajo është personalisht në duart e zotit Gruevski”, ka deklaruar zëvendës-shefi i diplomacisë së Greqisë, Dimitris Drucas në një intervistë për televizionin satelitor grek ERT.“Presim dhe shpresojmë se Shkupi në frymë konstruktive do të vijë në tryezën e negociatave në OKB. Nuk dua të fsheh faktin se deklaratat që deri tani i kemi dëgjuar nga kreu shtetëror në Shkup nuk janë inkurajuese për ne”, ka theksuar Drucas. Ai ka përsëritur se Maqedonia nuk mund të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE, pa zgjidhur paraprakisht kontestin e emrit. (INA/BallkanWeb)