Fansat festojnë 75 vjetorin e Elvis Preslit në Grejsland të Tenesit.
Fansat- Qindra fansa te Elvsis Preslit kanë festuar në mes të të ftohtit të madh 75 vjetorin e lindjes së legjendës së rok and rollit në vendin e tij në Grejsland të Tenesit. Temperatuerat muinus 11 gradë nuk i kanë penguar fansat miqtë, dhe të ftuarit që të merrnin pjese në aktivitetet e rastit dhe të këndonin këngë të preslit si “ "That's All Right," "Aloha, Haëaii," "Viva Las Vegas" and "Dixie." Fansat morën pjesë në një mbrëmje të organizuar nga ish gruaja e preslit, Prishila, vajza e tij Lisa Mari dhe dy femijet e saj. Elvis Presli vdiq 33 vite më parë në 1977 si pasojë e një infrakti në moshen 42 vjecare. Prishila Presli, ish gruaja e Elvisit ka dhenë një intervistë të vecantë me rastin e 75 vjetorit të lindjes së tij. Ajo u divorcua nga Elvis në 1972, por mbeti mike e afert me të deri në vdekjen e tij në 1977. Prishila u njoh me Elvisin në gjermani ku i ati i saj shërbente në ushtri. Ajo ishte 14 vjec dhe Elivis 19 vjec atë kohë. Më pas Prishila u kthye në SHBA dhe u martuan kur ajo ishte 17 vjec ndërsa ai 22. Ajo nuk ka dalë shpesh në media keto kohe por në një intervistë për 75 vjketorin e lindjes se tij ajo ka thene:‘Shpesh shoh pas për atë qe ai ka dhënë, ka ndryshuar kulturën dhe muzikën… AI ishte më i madh se jeta”- tha Prishila e cila është kujdesur për pronat dhe për gjithë trashmegiminë e Preslit duke drejtuar sot nje biznes fitimprures ‘Elvis Presly Enterprises’ që vjel mijera dollarë nga fansat e Preslit. Të ardhurat që vijnë në Graceland vetëm nga turistët e fansat që adhurojnë Preslin, përfshi dhe 600 mijë vizitoret e përvitshem që paguajnë, arriten ne 55 milionë dollarë në 2009. Elvis Presli është ndër personalitet e vdekur qe fitojnë më shumë para, por vitin e shkuar Majkell xhekson e tejkaoi këtë rekord…(News24/BallkanWeb)