Athinë, Komuniteti Shqiptar: Dhuna është e palejueshme
Për këtë arsye, ata mbrëmë zhvilluan një protestë ku morën pjesë të gjitha shoqatat shqiptare, si Konfederata e Emigranteve Shqiptar, Forumi Shqiptar, Lidhja e Shoqatave Shqiptare, si dhe dy subjekte politike, dega e PS-së në Greqi dhe Dega e Partisë së Emigracionit.
“Ne emigrantët e Komunitetit Shqiptar në Greqi shprehim indinjatën tonë të thellë për dhunën gjakderdhëse që u përdor në demonstratën e 21 janarit të këtij viti. Për këtë arsye, komuniteti i emigranteve të Greqisë është sot këtu për të shprehur indinjatën tonë mbi dhunën e ushtruar ndaj demonstruesve. Një fakt i tillë është i palejueshëm, i pa tolerueshëm dhe i dënueshëm në një shtet demokratik që kërkon ti bashkohet familje evropiane”, thuhet në reagimi e këtij komuniteti.
Ata i kanë kërkuar Presidentit të Republikës të Shqipërisë të ushtrojë sa më shpejt kompetencat që i ka dhënë Kushtetuta në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor. “Po kështu i drejtohemi dhe faktorit ndërkombëtar të ndihmojë sa më shpejtë për zgjidhjen e situatës konfliktuale që është krijuar në Shqipëri. Ne jemi për një shtet demokratik ku të sundojë ligji dhe pavarësia e institucioneve Kushtetuese”, thuhet më tej.
/Shpëtim Zinxhiria/Athinë/
2011-01-24 17:29