Athinë, Papandreu në pritje të votëbesimit
UPDATE- Nëse PASOK nuk merr sot votëbesimin atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat duan të paktën 21 ditë për tu organizuar.
Parlamenti grek ka nisur pak minuta më parë seancën plenare e cila pritet të përfundojë në mesnatë.
Mijëra qytetarë grek janë mbledhur në sheshin para Parlamentit për të ndjekur nga afër punimet e Parlamentit, e vaçanërisht fjalimin e kryeministrit Papandreu.
Votimi në Parlament vjen një ditë pasi kryeministri, Jorgos Papandreu sfidoi kërkesat për të dhënë dorëheqje, për vendimin e tij të mbajtjes së një referendumi për fondin e shpëtimit të Greqisë. Zhvillimet politike të 24 orëve të fundit kanë qenë dramatike për Greqinë.
Dje, Papandreu tha se do ta linte anash referendumin nëse do të merrte më shumë mbështetje në parlament për fondin prej 130 miliardë eurosh.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kanë bërë presion Papandreut që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt.
Analistët thonë se Papandreu mund të mbijetojë sot në votat e besimit, por që ditët e tij në pushtet janë të numëruara.