PD voton kundër dy dekreteve të Topit
04/11/2011 Kriza institucionale, mazhoranca kundër vendimeve të Presidentit të Republikës
Kuvendi miraton ligjin e mbetjeve të pandryshuar dhe voton kundër Sali Shehut
Pasi e kishin shprehur qëndrimin e tyre kundër propozimeve të Presidentit në komisionet parlamentare, deputetët e mazhorancës rrëzuan mbrëmjen e djeshme dy dekretet e Presidentit Bamir Topi. Kreu i shtetit dërgoi në Kuvend rishqyrtimin e ligjit të plehrave si dhe një javë më parë ai i paraqiti atij propozimin për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por të dyja këto vendime të Topit nuk janë miratuar nga ana e mazhorancës qeverisëse, duke e thelluar më shumë krizën institucionale në vend.
Votimi i dekreteve
Pas 7 orë debatesh dhe akuzash mes palëve, me 73 vota kundër dhe 59 pro Kuvendi rrëzoi mbrëmjen e djeshme dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Me rrëzimin e dekretit të Presidentit, ligji u la në fuqi pa u ndryshuar. Kështu, ligji i ri në fushën e mbetjeve është shumë më konservator sesa ai i mëparshmi i vitit 2002. Në ndryshim nga kuadri ligjor pararendës, ligji i ri hyn në sqarimin e një pjese të procedurave të importit, duke i forcuar ato në krahasim me të shkuarën. Vendosja në ligj e procedurave është një tregues se importi është më i kontrolluar se më parë. Ky ligj parashikon reduktimin e mbetjeve, ndarjen në burim, grumbullimin e diferencuar, riciklimin, kompostimin, trajtimin për energji dhe në fund futjen në sasi minimale në landfill.
“Mosfunksionimi i një hallke do të kthente trajtimin e dezintegruar të mbetjeve dhe një situatë problematike si kjo që kemi”, - u shpreh dje ministri i Mjedisit Fatmir Mediu.
Sa i përket qëndrimit kundër kandidaturës së Sali Shehut për postin e kreut të KLSH-së, mazhoranca theksoi se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, pasi nuk është konsultuar me Kuvendin për këtë kandidaturë. Gjithashtu PD-ja e ka cilësuar Shehun si personi jo i duhur për këtë detyrë, pasi i mungon kualifikimi në fushën ekonomike.
Fatmir Mediu
“Në asnjë nen të ligjit dhe të kuadrit ligjor pararendës nuk përdoret termi «plehra». Kjo për arsye se mbetjet nuk janë plehra, ato nuk hidhen, por grumbullohen, që ripërdoren, riciklohen, kompostohen, prodhojnë energji, plehra organike për bujqësinë dhe një përqindje shumë e vogël groposet në kushte shumë strikte mjedisore. Shqetësimi i publikut është i drejtë. Ata duan një mjedis të pastër dhe sigurisht që Shqipëria nuk mund të jetë një portë e hapur për të groposur mbetjet e vendeve të tjera. Por ky shqetësim i publikut kërkohet të manipulohet për qëllime politike. Kjo pa dyshim që krijon probleme të rënda në implementimin e drejtë të këtij ligji”, - tha dje ministri i Mjedisit.
Eduard Shalësi
Nënkryetari i grupit të deputetëve të PS-së Eduard Shalësi, duke iu referuar importit të mbetjeve, theksoi: “Shqipëria nuk ka të inventarizuar akoma popullsinë dhe jo më të ketë mundësinë të monitorojë dhe të inventarizojë importet e mbetjeve. Do të jetë në nderin tuaj ta ktheni mbrapsht këtë ligj. Do të jetë në nderin tuaj të mos fyeni njeriun që deri pak kohë më parë e kishit në krah - Presidentin e Republikës. Lëreni Sali Berishën të çirret dhe të shajë dhe të jeni të sigurt se historia do të dënojë kokëfortësinë për të miratuar një ligj antishqiptar dhe do të vlerësojë kurajën për të hedhur në koshin e plehrave një ligj që tradhton aspiratat e shqiptarëve për një Shqipëri të shëndetshme”, - tha Shalësi.
Ligji për mbetjet, shoqëria civile proteston para parlamentit
Aleanca “Kundër Importit të Plehrave”, ndërkohë që sallën e seancave plenare deputetët e Kuvendit po zhvillonin debate të forta mes tyre, organizoi një protestë para këtij institucioni kundër ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Përfaqësues të medies si dhe përfaqësues të shoqërisë civile deklaruan se përmes reagimit qytetar do t’i bëhet presion Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojë nenet e ligjit që lejojnë importin e mbetjeve. Protestuesit deklaruan dje se lufta kundër këtij ligji ka nisur që në vitin 2004 dhe do të vazhdojë, pasi është e papranueshme që plehrat e Italisë dhe të vendeve të tjera të sillen në Shqipëri. “Me këtë protestë ne së bashku po kërkojmë të drejtën tonë për të jetuar në një ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Nëpërmjet kësaj proteste së bashku ne po u kërkojmë deputetëve të parlamentit shqiptar të votojnë kundër neneve që lejojnë importin e mbetjeve në vendin tonë. Nëse ligji kalon, ne do të kalojmë edhe te kërkesa për referendum dhe do të riorganizohemi për një qëllim të tillë”, - tha dje Blendi Kajsiu, përfaqësues i AKIP-it. Të rinjtë e lëvizjes “Rinia Aktive” kanë nënshkruar një peticion të firmosur nga 3000 qytetarë në mbarë vendin, të cilën e kanë dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit. Në peticion të rinjtë kanë kërkuar kthimin për diskutim në komisione të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.