Topalli: S’kam ndërmend të kandidoj per PResident, kemi filluar fushatën elektorale
04/11/2011 Çështja e zgjedhjes së Presidentit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar dje gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu se nuk do të jetë ajo kandidatura e mazhorancës për Presidentin e ardhshëm. Topalli tha se tashmë ka angazhime të tjera siç është fushata elektorale, e cila me sa duket ka filluar më herët se zakonisht për Partinë Demokratike. Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit tha se kandidaturë për Presidentin e ardhshëm nuk do të jetë të paktën nga mazhoranca edhe emri i Fatos Nanos, ish-kreut socialist i përfolur si një kandidaturë potente për këtë post “Unë nuk e shoh Nanon si kandidaturë të mazhorancës për postin e Presidentit”, tha Topalli. Ndërkohë gjatë intervistës së saj Topalli ka zbardhur dhe disa marrëdhënie të Partisë Demokratike, eksponentëve të saj me Presidentin aktual Bamir Topi. Kryetarja e Kuvendit tha se nuk i trembet një partie të krijuar prej tij, pasi siç e konsideroi ajo, elektorati i djathtë s’mund t’ia falë Topit votën e dhënë për Edi Ramën në zgjedhjet e vitit 2011, apo kontributin e tij aktiv në zgjedhjet e vitit 2009, për të bërë të mundur humbjen e PD-së në zgjedhje. Nga ana tjetër, Topalli ka dhënë dhe sqarim se përse asnjë nga eksponentët e PD-së nuk ishte në dekorimin e ish-kreut të Parlamentit Pjetër Arbnori nga Presidenti. “Në rast se do ishte gjallë i ndjeri zoti Arbnori nuk do ishte pjesë e atij përdorimi politik. Unë mbaj mend se marrëdhëniet e zotit Topi me zotin Arbnori kanë qenë krejt ndryshe nga sa paraqiten. Këtë e them sepse në vitin 2002 zoti Arbnori ka qenë kandidatura jonë për President të Republikës në atë kohë dhe qëndrimi i zotit Topi ka qenë krejt ndryshe nga ai që shfaqet sot”, tha Topalli. Ndërkohë nga ana e saj kryetarja e Kuvendit ka shpjeguar dhe nenin e Kushtetutës që flet për zgjedhjen e Presidentit, i cili në dy votimet e para kërkon një prezencë prej 84 votash për të kryer votimin. Topalli tha se Kushtetuta e ka zgjidhur më së miri këtë problem dhe nuk lë vend për asnjë lloj interpretimi. Shpjegimi i saj vjen pas zërave se në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm, mund të kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me prezencën e nevojshme të deputetëve në sallë, pas skenarit për një bojkot të mundshëm nga ana e deputetëve të opozitës