Athine, Papandreu:Do mbaj premtimetgrevat nuk ndalen
ATHINE- Kryeministri grek Jorgo Papandreu premton se pasi të ketë kaluar krizën e qeverisë së tij, do të mbajë premtimet për të përmirësuar nivelin e jetesës së punonjësve, ndërsa sindikatat paralajmërojnë grevën e gjashtë të përgjithshme kundër masave antikrizë dhe shkurtimit të pagave dhe pensioneve. Greva është parashikuar të zhvillohet më 8 korrik.
Duke folur në një mbledhje qeverie Papandreu ka siguruar se “të gjitha objektivat e vendosura në programin tonë do të mbeten tërësisht të vlefshme” dhe “ gjithcka është premtuar duhet të mbahet”. Sipas kryeministrit, që I referohet agjencia e lajmeve Ana, cështja e rritjes së pagave dhe pensioneve është vetëm cështje e “shtyrë përkohësisht” për të shmangur “falimentimin e vendit”.
Menjëherë pas fitores së zgjedhjeve më 5 tetor të vitit të kaluar, para se të kuptonte se situata financiare e vendit ishte më e rëndë sec ishte parashikuar, Papandreu kishte premtuar rritje page dhe pensioneve si dhe investime prej 3 miliardë eurosh si dhe luftë korrupsionit.
Greva e përgjithshme e 8 korrikut përkon me ditën kur parlamenti do të votojë reformën e pensioneve. Kjo reformë bën pjesë e planit antikrizë të ndërmarrë në bashkëpunim me BE FMN në këmbim të kredisë prej 110 miliardë eurosh.