E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Opozitatë bashkëpunojëpër reformën

TIRANE- Zv Kryeministri njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta i kërkon opozitës të bashkëpunojë për reformën zgjedhore dhe nënvizon se “nëse opozita do ti drejtohej Gjykatës Kushtetuese, situata politike do të ishte zgjidhur”.

Prononcimi i zotit Meta u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes për eleminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat me ambasadorin spanjoll Manuel Montobio.

Meta ftoi opozitën të bashkëpunojë për reformën zgjedhore duke sjellë propozimet për të gjitha amendamentet. “Kodi ka nevojë për përmirësime dhe rekomandimet e ODIHR janë më solide”- nënvizoi Ministri i jashtëm, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›