Athine, Papandreukërkon konsensus përmasat ekonomike
ATHINE- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu shprehu vullnetin për të vazhduar me gjetjen e një konsensusi kombëtar mbi planin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit, duke nënvizuar vendosmërinë e tij në këtë drejtim.
"Arritja e një konsensusi kombëtar është gjithnjë ambicia ime, jam i hapur për çdo propozim realist, të drejtë dhe inovator, me kusht që të synojë arritjen e objektivave të programit të rimëkëmbjes", deklaroi Papandreu pas një takimi me kreun e shtetit.
Pas takimeve me Papandreun, rivalët e tij politikë, ndër të cilët drejtuesi konservator Antonis Samaras, ripohuan kundërshtimin e tyre ndaj masave qeveritare për daljen nga kriza, masa më të ashpra dhe që përshpejtojnë privatizimet.
Qeveria është në kërkim të konsensusit më të gjerë të mundshëm si nga partitë politike ashtu edhe nga shoqëria, këmbënguli kryeministri, duke nënvizuar gjithashtu angazhimin e tij total për vazhdimin e përpjekjeve për administrim kërkuar prej një viti nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në këmbim të shpëtimit financiar të vendit.
(atsh/BalkanWeb)