Cvetkovic: Ndarja e Kosovës s'është diskutuar në qeveri
BEOGRAD-Qeveria e Serbisë nuk e ka diskutuar ndarjen e Kosovës, ka deklaruar kryeministri serb, Mirko Cvetkovic.
Ai nuk ka dashur që të komentojë deklarimin e ministrit të Brendshëm serb, Ivica Dacic, se caktimi i kufinjëve territorial në mes të serbëve dhe shqiptarëve, është një zgjidhje e mirë për Kosovën, duke thënë se nuk mund të komentojë deklarimet e politikanëve, në temën e cila nuk është diskutuar në mbledhjet e qeverisë.
Zëvendës kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar të martën se Serbia ngadalë është duke e humbur Kosovën, dhe sa më shpejtë është e nevojshme që të bëhet diçka, para se të bëhet shumë vonë.
(d.b/BalkanWeb)