E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ralf Breth shef i OSBE-së në Shkup

SHKUP- Ambasadori Ralf Breth nga Gjermania është emëruar shef i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup duke zëvendësuar në këtë pozitë ambasadorin Jose Luis Herrero nga Spanja.

Breth ka shërbyer për 29 vjet në Ministrinë e jashtme gjermane, si një diplomat karriere. Ai ka përvojë të konsiderueshme rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe ka shërbyer më parë tre vjet në Shkup, si ambasador i Gjermanisë, si dhe ka qenë përfaqësues i Presidencës së Bashkimit Evropian gjatë kryesimit gjerman dhe finlandez.

Para emërimit të tij, ambasadori Breth ka shërbyer si Shef i Njësitit për të drejtën penale ndërkombëtare pranë Ministrisë së jashtme të Gjermanisë. Ai ka drejtuar edhe dy misione tjera gjermane në Izmir, Turqi dhe Sibiu, Rumani.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›