E Diel, 1 Nëntor 2026

Athine, Qeveria pr/ligjin per nenshtetesine e femijeve emigrante

ATHINE- Qeveria greke ka miratuar amendamentin për dhënien e nështetësisë fëmijëve të emigrantëve dhe të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale për këta të fundit, ndërsa u hapet edhe atyre rruga e marrjes së nënshtetësisë.Kryeministri Jorgos Papandreu ka ftuar në mbledhjen e radhës të këshillit të ministrave, kryepeshkopin e kishës ortodokse, Jeronimos.Me primatin fetar në krah, kryeministri e ka pasur më të lehtë që t’i përcjellë opinionit vendas projektamendamentin për zgjerimin e të drejtave politike të emigrantëve.Sipas amandamentit, që u miratua nga këshilli i ministrave, të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi dhe kanë kryer deri në gjashtë vjet mësimet në sistemin arsimor vendas, kanë të drejtë të bëhen shtetas grekë.I vetmi kusht është që njëri nga dy prindërit të ketë pasur qëndrim të ligjshëm në Greqi për pesë vjet rresht.Kjo do të thotë që tani e tutje, fëmijët e emigrantëve mund ta marrin nënshtetësinë që në lindje, ndërsa pjesa më e madhe ka të drejtë të aplikojë sapo të mbushë moshën 18 vjeç.Dhënia e nështetësisë fëmijëve të emigrantëve dhe pjesëmarrja e prindërve të tyre në zgjedhjet për pushtetin lokal ishte një angazhim parazgjedhor i socialistëve, të cilët erdhën në pushtet më 4 tetor.Amendamenti parashikon ndryshime në kodin e nënshtetësisë, ku tashmë do të përcaktohet se të drejtën për të aplikuar për nënshtetësi greke e ka çdo emigrant që mbush pesë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.Partia më e madhe e opozitës, Demokracia e Re, reagoi ndaj këtij vendimi, duke e akuzuar qeverinë për mungesë strategjie në çështjen e emigracionit.(bbc/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›