Topi: Politika t’i japë jetë reformave në drejtësi
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi ripërsërit apelin ndaj politikës për të bashkëpunuar me qëllim dhënien jetë të vazhdimësisë së reformave në drejtësi. Kriza politike në të cilën ndodhet vendi, kur PS refuzon të hyjë në parlament pa hapur kutitë e 28 qershorit ka lënë pezull miratimin e disa projektligjeve të domosdoshme për reformën në drejtësi.Këto pr/ligje nuk mund të miratohen pa votat e deputetëve socialistë. Apeli i bërë sot nga presidenti të Republikës është: “I bëjmë thirrje politikës që të japë jetë vazhdimësisë së reformave në fushën e drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë do të ketë një kompatibilitet midis një politike vizionare që do e cojë në standardet më të larta dhe do të bëjë të mundur rritjen e performancës së gjyqtarëve, të rritjes së kompeticionet në mënyrë që sistemi i drejtësisë në mënyrë definitive të dal një stad i ri ku njerëzit të kenë realisht besim te gjyqtarët e te drejtësia”.Deklarata e kreut të shtetit, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u bë sot gjatë fjalimit me rastin e 10 vjetorit të krijimit të shkollës së Magjistraturës.Pavarësisht arritjeve, presidenti vlerësoi se sistemi i drejtësisë ka probleme të tjera të cilat cënojnë imazhin dhe autoritetin e saj. Ai theksoi se i takon gjyqtarëve që të punojnë për të ngjallur besim te drejtësia. “ I takon komunitetit të gjyqtarëve, të gjithë institucioneve të drejtësisë që të dinë të ndërtojnë në kushtet e një solidariteti të ndershëm mbi bazën e një integriteti individual, dhe standardeve profesionale një punë serioze të kujdesshme”. Presidenti vlerësoi si gur themeli për sistemin e drejtësisë shkollën e magjistraturës, që prej 10 vitesh nxjerr gjyqtarë dhe prokurë të kualifikuar.(s.g/BalkanWeb)