E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligji, jepet tapi për tokën e ish NB-ve në bregdet

 BLEDAR HOTIDy komisionet parlamentare, i Ligjeve dhe Veprimtarisë Prodhuese, miratojnë ndryshimet e projektligjit “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”, deri në 750 metra/katrorë. Banorët e zonave të Orikumit dhe të zonës së Ksamilit, apo të zonave të tjera që kanë marrë sipërfaqe në përdorim deri në 1500 metra/katrorë do t’u merret, duke i kompensuar në tokë me një sipërfaqe deri në 750 metra/katrorë. Deputetët e dy komisioneve parlamentare miratuan amendamentin e paraqitur nga deputeti i PD-së, Ardian Kollozi për shtimin e sipërfaqes kompensuese nga 500 m2 deri në 750 m2, duke e cilësuar si një reformë shumë të rëndësishme. Gjithashtu, propozimi konsiston dhe në faktin se përmasa minimale e përfitimit është 300 metër/katrorë. Kjo ka qenë thelbi i ndryshimit me konsensus nga ana e dy komisioneve parlamentare, të cilat pritet të miratohen në seancën e sotme parlamentare. “Dua t’i referohem edhe situatës së Orikumit. Në fakt, ideja e kompensimit, e dhënies sipas amendamenteve që përcakton ky projektligj, ne mendojmë se këto 600 familje të Orikumit s’do marrin tokën atje ku e kanë pasur në përdorim. Ka plot toka bosh në Orikum në dispozicion të këtyre familjeve”, theksoi Kollozi. Deputeti i PD-së, Eduart Halimi ka qenë kundër përcaktimit të termit kompensim, pasi kjo do ta konfondonte procesin. “Ne nuk po i japim statusin e subjektit të shpronësuar, sepse edhe titulli i tillë është kalimi në pronësi. Më duket se vendosja e tillë e konfondon procesin, do e kalojmë në Agjencinë e Kthimit të Pronave”, tha Halimi. Kryekomisioneri i Ligjeve, Ilir Rusmali, duke e cilësuar si të drejtë propozimin, theksoi se situata e krijuar nuk e lejon një gjë të tillë. “Ne jemi duke rregulluar defektet që i kanë ardhur ligjvënësit shqiptare. Ju ftoj t’i rrimë terminologjisë së propozuar kompensim dhe të zgjidhim hallin e tokës bujqësore për këto familje. I jepet kompensim për atë që kanë pasur. Prandaj le të vazhdojmë me këtë logjikë”, tha Rusmali. Kështu 8 mijë familje përfshirë edhe banorët e Orikumit, do të përfitojnë 300m2-750 m2 sipërfaqe si pjesë e kompensimit për tokën që do të lëshojnë.çështja e KsamilitNë këtë nismë është përfshirë edhe problemi i 600 familjeve bujqësore të zonës së Ksamilit, individët e të cilave edhe pse kanë qenë punonjës në Ndërmarrjet Bujqësore nuk kanë përfituar tokë pas prishjes së këtyre institucioneve. Qeveria në vitin 2008 nxori një akt normativ për të bërë të mundur që këto familje të përfitojnë tokën bujqësore. Ky vendim i Qeverisë nuk u miratua asnjëherë në Kuvend. Nisur nga kjo deputetët e maxhorancës vendosën që të përfshijnë në këtë skemë përfitimi këto familje, duke i vendosur të njëjtat kushte, ku masa e kompensimit të mos jetë më e madhe se 750 metra/katrorë dhe minimalja jo më e vogël se 300 metra/katrorë. Deputetët debatuan në lidhje me faktin se toka që do të shpërndahej do të jetë aktualja apo brenda zonës së Ksamilit. Në fund është për caktuar se toka që do të përfitojnë është brenda vijës Ksamilit, ashtu si dhe banorët e Orikumit. Komisionet vendosen se do të jetë Këshilli i Ministrave që do të përcaktojë autoritetet, që do të merret me zbatimin e këtij ligji. Ky ligj pritet të zgjidhë problemin e 8 mijë familjeve që kanë truall në përdorim, por që nuk e kanë të hipotekuar.ligji i miratuar dje ne komisioneNeni 3/1Përdoruesit e tokave bujqësore brenda vijave kufizuese të qyteteve, fshatrave ose qendrave urbane, që disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim, të lëshuara deri në fund të muajit shkurt, të vitit 1996, kompensohen me truall në zonat urbane, në çastin kur toka e tyre do të kalojë për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara ose për ndërtime publike.Kompensimi në truall të bëhet:Për familjet mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit të jetë deri në 750 m2Për familjet me më pak pjesëtarë, të zbritet me 150 m2 për çdo pjesëtar më pak, kjo në përputhje me të dhënat e gjendjes civile të vitit 31.12.1995. Por jo më pak se 300 m2.Përdoruesit e tokës bujqësore brenda vijave kufizuese të zonës me përparësi turizmin, të përcaktuara sipas vendimit nr.88, datë 1.3.1993 të KM-së, “Për miratimin e zonave me përparësi për zhvillimin e turizmit”, do kompensohen me truall në zonë turistike, në çastin që toka e tyre do të kalojë për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara ose për ndërtime publike.Kompensimi në truall të bëhet:Për familjet me mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit të jetë deri në 750 m2Për familjet me më pak pjesëtarë, zbritet 150 m2, për çdo pjesëtar më pak, në përputhje me të dhënat e gjendjes civile, të datës 31.12.1995. Por të përfitojnë jo më pak se 300 m2.Neni 3/2 Kompensimi me truall në masën e përcaktuar 3/1 për familjet bujqësore dhe individët në komunën e Ksamilit bëhet: a) për familjet bujqësore dhe individët që figurojnë punonjës të ish-NB-ve Ksamil në periudhën 1.08.1991 deri në 1.10.1992.b) familje shqiptare të ardhura në NB Ksamil nga 1.08.1991 deri në 4.5.1994, subjekte të Vendimit Këshillit të Ministrave Nr.60, datë 21.02.1994 “Për dhënie toke në përdorim të familjeve fshatare, banorë të ish-NB-së së Ksamilit”, të ndryshuar me VKM-në Nr.185, datë 4.05.1994, të cilat plotësojnë kushtet e pikës 2 të këtij vendimi dhe që në kohën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ figurojnë banorë në gjendjen civile të Ksamilit.Debati ne Komisionin e LigjeveEduart Halimi: Do t’i japim sipërfaqe në pronësi këtyre personave që kanë aktet e marra në pronësi. Cila është gjendja juridike e tokës?Eksperti i Min. Bujqësisë: është shtetëroreEduart Halimi: Nëse kemi mbivendosje, titujt të tjerë mbi këtë sipërfaqe si do zgjidhim në ligj? Dhe çfarë ndodh me gjendjen juridike pas miratimit të këtij ligji? Nëse ato kanë në përdorim 1500 metra dhe çfarë do të ndodhë me 900 metërshin më pas?Eksperti i Min. Bujqësisë: Ato do të marrin sipërfaqen që posedojnë.Jemin Gjana: Ato do të marrin sipërfaqen që posedojnë, do të marrin 750 është maksimalja.Viktor Gumi: Atëherë duhet rregulluar terminologjia e kompensimit Jemin Gjana: Ata nuk marrin kompensimViktor Gumi: Kompensohen në truall. Nëse qëndrojnë në të njëjtën sipërfaqe bie kompensimi.Ardian Kollozi: Dua t’i referohem edhe situatës së Orikumit. Në fakt, ideja e kompensimit e dhënies sipas amendamenteve që përcakton ky projektligj ne mendojmë se këto 600 familje të Orikumit s’do marrin tokën atje ku e kanë pasur në përdorim. Ka plot toka bosh në Orikum në dispozicion të këtyre familjeve. Siç e kanë përcaktuar për Ksamilin le ta përcaktojnë për këdo.Jemin Gjana: Nuk duhet të bëjmë dy lloj përcaktimesh, ndryshe për Ksamilin dhe ndryshe për gjithë pjesën tjetër. Duhet të gjejmë përcaktimin e saktë.Eduart Halimi: Pse duhet ta bëjmë ne me kompensim. çfarë po i kompensojmë ne atyre? Ne nuk po i japim statusin e subjektit të shpronësuar, sepse edhe titulli i tillë është kalimi në pronësi. Më duket se vendosja e tillë e konfondon procesin, do e kalojmë në Agjencinë e Kthimit të PronaveIlir Rusmali: Ne jemi duke rregulluar defektet që i kanë ardhur ligjvënësit shqiptarë. Ju ftoj t’i rrimë terminologjisë së propozuar kompensim dhe të zgjidhim hallin e tokës bujqësore për këto familje. I jepet kompensim për atë që kanë pasur. Prandaj le të vazhdojmë me këtë logjikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›