E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Për bosët e mafias, regjim i fortë në burgje

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka apeluar sot që bosët e mafias të trajtohen rreptësisht në burgje, me qëllimin që mos të kenë fuqi të kontrollojnë klanet mafioze jashtë hekurave. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ndërministror ndaj Trafiqeve, kreu i qeverisë theksoi se krimi ekonomik është fuqia kryesore e mafias në vendin tonë. Në këtë aspekt, Berisha kërkoi që policia të tregojë shkallë më të lartë të ekspertizës dhe sektorët anti-mafia të zgjerojnë kufijtë e veprimit. Sipas Berishës një organizim i tillë i fuqishëm mes gjithë faktorëve do ishte një anë e luftës ndaj krimit. Organizimi, sipas numrit 1 të qeverisë do të ishte si fillim shtrengimi i masave të sigurisë në burgjet shqiptare. “Regjim të mos kontrollojnë klanet jashtë”. Kryeministri theksoi se jo më kot po e bënte këtë thirrje pas sinjaleve se “nga burgjet komandohet me celularë”. Berisha në mbledhjen e fundit diskutoi edhe për zgjatjen pa afat të vednimit në fuqi aktualsiht për moratoriumin e mjeteve të skafeve në det. Mbledhja e mbajtur sot e Komitetit Ndërministror të Trafiqeve ishte e fundit pasi Komiteti shkrihet pas ligjit antimafia që kaloi ditët e fundit në Kuvend. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›