Opozita siriane dakord për tranzicion të kryesuar nga një figurë e Asadit

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon zëdhënësin e Këshillit Kombëtar Sirian, Xhorxh Sabra.
"Jemi dakord për largimin e Asadit dhe transferimin e pushtetit të tij tek një prej personnaliteteve të regjimit, që ky i fundit të drejtojë vendin për një periudhë tranzicioni pak a shumë e njëjtë si ajo që ndodhi Jemen", deklaroi Xhorxh Sabra.
Edhe ndërkombëtarët, përfshi Rusinë dhe Kinën, më 30 qershor në Gjenevë, kanë rënë dakord për një qeveri transitore në vend dhe për largimin e Asadit./Start/
2012-07-24 15:24