Thaçi: OKB jashtë dialogut teknik

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pas takimi që kishte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon ka thënë se OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik që ka filluar që prej dy vjetësh me Serbinë.
Ndërsa sa i përket bisedimeve me Serbinë të një niveli politik, kryeministria Thaçi ka deklaruar se paraprakisht duhet të zbatohen marrëveshjet e pastaj të vazhdohet me dialog teknik.
Kryeministri ndër të tjera ka thënë se e ka njoftuar Sekretarin e OKB-së për arritjet që kanë bërë institucionet e shtetit të Kosovës.