E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, aksion për arrestimin e 2 keqbërësve, vritet shqiptari

ATHINE- Një shqiptar ka mbetur viktimë e një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe dy grabitësve dje pasdite në lagjen Virona të Athinës. Viktima, 25 vjecar dhe baba i një fëmije i cili punonte si hidraulik ka qenë duke kaluar rrugën kur dy keqbërësit kanë dalë nga një shtëpi dhe kanë qëlluar në drejtim të policisë.

Dy të dyshuarit, dhe këta me shtetësi shqiptare besohet se ishin arratisur nga burgu i Larisas ku vuanin dënimin për vjedhje bankash. Shqiptarët kan qëlluar me armë si dhe kanë hedhur 5 granada dore në drejtim të policisë. Tre prej këtyre granatave kanë shpërthyer.

Policia i është përgjigjur me shkëmbim zjarri dy keqbërësve dhe në këto momente ka mbetur i plagosur 25 vjecari i cili më pas ka gjetur vdekje në spital- shkruan media greke. Dy policë kanë mbetur të plagosur.

Policia greke thotë se njëri prej keqbërësve është arrestuar menjëherë, ndërsa personi i dytë u gjet u fshehur në një dyqan buke pak orë më vonë.
(s.g/Ekathimerini/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›