Dimensionet e diplomacisë publike
Në epokën e informacionit në të cilën jetojmë sot, politika lidhet edhe nga “historia”fituese. Qeveritë konkurrojnë midis tyre, dhe me organizata të tjera, për të shfaqur më mirë besueshmërinë e tyre e kështu duke minuar atë të kundërshtarëve. Mjafton të shohim konfliktin midis qeverisë dhe opozitës pas zgjedhjeve iraniane në qershor të 2009, në të cilën interneti dhe rrjeti social Tëitter luajtën një rol kryesor, ose së fundmi debati midis kompanisë Google dhe Kinës. Reputacioni ka qenë gjithmonë e rëndësishme në politikën botërore, por besueshmëria është bërë një faktor themelor falë “paradoksit të bollëkut”. Kur informacioni është më bollëk, burimi që vjen e bie është vëmendja. Në këtë kondita të panjohura ndonjëherë, një avitje më e butë mund të shfaqet, edhe më shumë se herë të tjera, më efikas se ai i fortë. Për shembull, pavarësia relative e kanalit anglez Bbc, që shpesh herë i ka vënë në vështirësi qeveritë Britanike, por ka fituar shumë besueshmëri, siç ka treguar një përmbledhëse e përditshmërisë tipike të presidentit të Tanzanisë Jakaya Kikëete: “çohet në agim, dëgjon Bbc, dhe pasta lexon gazetat lokale”. Skeptikët që konsiderojnë termin “diplomaci publike” si një eufemizëm për të cilësuar propagandën, nuk arrijnë të shohin problemin. Një propagandë eksplicite është kundër prodhuese në fushën e diplomacisë publike. ç’ka midis të tjerave nuk është vetëm një fushatë e marrëdhënieve me publikun: diplomacia publike do të thotë të ndërtosh marrëdhënie të qëndrueshme që krijojnë një kontekst të favorshëm për politikan qeverisëse...
Kontributi i informacioneve që vijnë drejtpërdrejt nga qeveria ndryshon në tre dimensione, ose faza, të diplomacisë publike, që të gjitha të rëndësishme. E para ajo më imediate është dimensioni i komunikimit të përditshëm, shpjegimi i kontekstit në të cilën merren vendime të politikës së brendshme dhe të jashtme. Ky dimension implikon edhe një përgatitje dhe përballje të krizave të mundshme. Se pas një ngjarje krijohet një vakum informativ, do të mbushet nga të tjerët. Dimensioni i dytë është komunikimi strategjik, që zhvillon një seri argumentimesh të thjeshta, pak a shumë si një fushatë publicitare ose elektorale. Kurse dimensioni i parë matet me orë, në maksimum me ditë, dimensioni i dytë zhvillohet gjatë javëve, muajve dhe ndoshta vitesh.
Dimensioni i tretë i diplomacisë publike është zhvillimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me persona çelës, të gjatë në vite dhe dekada, nëpërmjet bursave të studimit, shkëmbimeve, stërvitjeve, seminareve, konferenca dhe aksese në media. Programe të këtilla krijojnë atë që gazetari amerikan Edëard R. Murroë një herë e përkufizoi si “tre hapat e fundit”: komunikim ballë për ballë, me besueshmëri të ri-forcuar nga reprociteti.
Por as fushata më e mirë publicitare nuk arrin të shesë një produkt jo-popullor. Një strategji komunikative nuk funksionon nëse shkon kundër lidhjes së politikës. Aksionet flasin më shumë se fjalët. Shpesh politikanët e trajtojnë diplomacinë publike si një leukoplast për t’ia vënë një plage të provokuar nga instrumente të tjerë. Për shembull, Kina ka kërkua të intensifikojë mesazhin e “soft poëer” (fuqi e butë) që kërkonte të lançonte me suksesin e Olimpiadës së Pekini në 2008, por represioni në Tibet i bërë ato ditë - dhe i vazhduar nga rajonin e Kurdistanit kinez (Xiangxiang) me arrestimin e disa mbrojtësve të të drejtave të njeriu – e çaloj këtë sforco. Fuqi e mëdha kërkojnë të përdorin kulturën dhe rrëfimin për të krijuar një “fuqi të butë” që tregon avantazhet, por jo gjithmonë e kuptojnë funksionimin të këtij mekanizmi. Shumë kritikë amerikanë mbështesin që super-militarizimin i politikës së Jashtme dëmton besueshmërinë e Amerikës, dhe propozojnë një “diplomaci me sterioide dhe meteoritë”, të menaxhuara nga diplomatë të stërvitur nga përdorimi i medieve të reja, dhe më një njohuri cep për cep të realiteteve lokale dhe përdorimit ë kontakteve të rrjetit me grupe më pak të përfaqësuara.
Avitja e centralizuar i medieve ndaj diplomacisë publike zhvillon sot e kësaj dite një rol të rëndësishëm. Qeveritë duhet të korrigjojnë ditë për ditë interpretimet e gabuara të politikave të tyre, dhe duke kërkuar të lëshojnë mesazhe të tipeve më strategjike. Forca kryesore e medieve është kapaciteti i tyre për të kapur një audiencë (teleshikues) të gjerë, duke sinjalizuar problemit të opinionit publik dhe duke diktuar një agjendë. Por kanë edhe një dobësi: janë të paafta të influencojnë perceptimin e mesazhit të dërguar nga segmente të ndryshme kulturorë. Dërguesi i mesazhit di atë që ka thënë, por shpesh injoron atë që ka dëgjuar pritësi i mesazhit. Barrierat kulturore kanë tendencë të shtrembërojnë sinjalin. Komunikimet në rrjet mund të kenë avantazhe në dy kuptime, dhe për atë horizontale, për të kapërcyer diferencat kulturore. Ky tip de-centralizimi dhe fleksibilitet është i vështirë të kapet nga qeveritë, për shkak të strukturës së tyre përgjegjëse të centralizuar.
Fleksibiliteti më i madh i organizatave jo qeveritare në këtë fushë ka bërë të mundur inicimin të saj që dikush ka përkufizuar si “diplomacia e re publike”, që nuk kufizohet vetëm në dërgimin të mesazheve, të promovojë fushata ose të dialogojë me eksponentë qeveritarë të huaj. Ajo kontribuon edhe në ndërtimin e marrëdhënieve me protagonistët të shoqërisë civile të vendeve të tjera, duke lehtësuar rrjetin e kontakteve midis enteve jo qeveritare në atdhe dhe jashtë. Qasja e diplomacisë publike do duhet të shtyjë politikan qeverisëse për të promovuar dhe për të qenë më shumë pjesëmarrës sesa duke kontrolluar drejtpërdrejt këto rrjete që i kalojnë kufijtë. Një kontroll i fortë, ose edhe një dukje të saj mund të minojë besueshmërinë të operimit të këtyre rrjeteve. Evolucioni i diplomacisë publike i komunikacioneve me një kuptim vetëm drejt dialogut shikon në opinionit publik një bashkautor të kuptimeve dhe kontakteve. Në periudhën e informacionit global pushteti më shumë se kurrë do të marrë një dimension më “soft” më të butë të tërheqjes, midis instrumenteve “të forta” të detyrimit dhe pagimit. Kombinimi me efikas të këtyre mekanizmave quhet si “smart poëer” një fuqi e vogël, një fuqi inteligjente. Për të dhënë një shembull, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar sot është një luftë për të marrë zemrat dhe mendjet, ku tejpashmëria e madhe në besimin e forcës vetëm nuk sjell një sukses. Diplomacia publike është një instrument i rëndësishme në arsenalin e fuqisë inteligjente, por që kërkon një kuptim të rëndësisë së besueshmërisë, të autokritikës dhe rolin në shoqërinë civile të gjeneratës “soft poëer”, fuqi e butë. Nëse diplomaci publike degjeneron në propagandë, jo vetëm që nuk bind më, por mund të ketë efekte totalisht negative. Duhet të qëndrojë një proces me dy kuptime, sepse “fuqia e butë” lidhet përpara së gjithash me kuptueshmërinë e të vjetërve dhe mënyrës së tyre të të menduarit.
Autori i shkrimit ka qenë Ish-nënsekretar i Mbrojtjes së SHBA-ve. Aktualisht profesor në Universitetin e Harvardit
Përgatiti L.Lita