E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shansi i fundit për politikanin Rama

Në takimin e sotëm bilateral me presidentin e republikës, kreu i socialistëve ka mundësinë finale për të shprehur vullnetin e tij politik për marrëveshjen që do të kthente në parlament deputetët e opozitës. Përzgjedhja e kursit të bojkotit, e këshilluar nga faktorë jashtëparlamentarë, të pasuksesshëm në karrierën politike, do ta nxjerrë PS-në e Edvinit nga institucionet dhe politika evropiane. Me dështimin e tryezës, për Ramën vjen veç koha e izolimit dhe e pensionit politik


Lideri i mazhorancës Sali Berisha dhe ai i opozitës Edi Rama, ftohen sot në raundin e dytë të bisedimeve te Presidenti i Republikës, për situatën politike në vend. Më shumë se për ndokënd tjetër, tentativa e sotme e presidentit, është në shans i fundit për Edi Ramën, kreun e PS-së. Në takimin e sotëm, Edi Rama ka mundësi të shfrytëzojë më së miri komunikimin me Presidentin, në emër të gjetjes dhe bërjes pjesë të një zgjidhje dhe për më tepër, heqjes dorë nga ultimatumi për hapje kutish dhe protesta. Ndryshe nga takimi i parë, ku liderët politikë organizuan një tryezë të përbashkët, këtë herë Berisha dhe Rama ftohen në takime të veçanta, për të depozituar secili më vete argumentet e justifikueshme, lidhur me situatën politike dhe mundësitë e mënjanimit të shpejtë të saj. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga institucioni i Presidencës kreu i shtetit, vijimësi të tryezës politike dhe kërkimit të gjetjes së pikave të përbashkëta të takimit mes pozitës dhe opozitës do të takohet me ambasadorët e KE dhe më respektivisht Lohan dhe Montobio. Po sot, kreu i shtetit ka planifikuar në axhendën e tij në funksion të zgjidhjes së situatës, takime të veçanta në selinë e tij me dy kundërshtarët politikë, Sali Berisha e Edi Rama. Takimet priten të zhvillohen gjatë orëve të mesditës me liderët politikë dhe në pasdite me ambasadorët e Bashkimit Evropian. Siç edhe dihet, mazhoranca dhe opozita, i drejtohen tryezës së presidentit Topi, ku e para ka disa argumente të forta për zgjedhjet e 28 qershorit, përmend këtu raportet e ndërkombëtarëve dhe ato të vëzhguesve jo vetëm të partive politike por edhe të OJQ-ve shqiptare dhe të huaja, ndërsa e dyta, që përbën edhe pjesën e anës humbëse, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe për më tepër ka vendosur një bojkot të paafatshëm, ndaj punimeve të Parlamentit. Takimi i parë i tryezës së Topit, përfundoi ashtu siç edhe parashikohej pa ndonjë rezultat konkret, përveç kontradiktave të Edi Ramës lidhur me qëndrimet e mbajtura në tryezë dhe ato që deklaroi në konferencën për shtyp. Ende s’është e qartë se si do të vijohet dialogu, por me sa duket, afrimi i skadencës së 4 marsit për deputetët socialistë do të sjellë eksportimin e debatit brenda grupit parlamentar socialist, i cili po ndjen se është sakrifica kryesore e qëndrimit jopolitik të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Vetë presidenti Bamir Topi rezervoi në daljen e vet të parë, vetëm fjalë të mira për tryezën, duke e klasifikuar atë si një përvojë të mirë politike në vend dhe duke lavdëruar të dyja partitë si të angazhuara për të mos e lënë vendin më gjatë në këtë ngërç institucional. Megjithatë, në përfundim të deklarimit të tij për mediat, ai përsëriti se ishte rënë dakord për të “eksploruar” mundësitë për gjetjen në të afërmen të një zgjidhjeje që do të kthente opozitën në parlament. Gjatë ditëve në vijim, Edi Rama u deklarua në media se nuk do të heqë dorë nga hapja e kutive, pavarësisht mungesës së theksuar të bazës ligjore, për kërkesën e ngritur. Madje, janë vërejtur edhe tentativa për të shpërfillur tryezën e Topit, pasi një takim i aleatëve të majtë të dielën në mesditë, vendosi rinisjen e protestave, ekstra diskutimeve në zyrën e Presidentit. Sidoqoftë, pritet që në takimet e sotme, Presidenti Topi të nxjerrë një navigim të plotë, lidhur me aktualitetin dhe mundësitë e kapërcimit të ngërçit në një kohë të afërt, duke ndjerë edhe presionin e djegies së afateve kushtetuese, për hyrjen e opozitës në parlament. Shumica parlamentare shkon për herë të dytë në këtë tryezë, me argumente kushtetues dhe ligjore, për disfavorizimin e përpjekjeve për të sfiduar rendin ligjor dhe krijimin e një precedenti të rrezikshëm. Mazhoranca heq nga tryeza e bisedimeve në përputhje të plotë me ligjin, diskutimet për çështjet e gjykatave, ndonëse opozita, siç edhe parashikohet ka të vetmen “kartë të fortë”, në kushtet e mungesës së alternativave, për t’i bërë ballë humbjes elektorale dhe të drejtës së lirë të sovranit, për të mandatuar këtë apo atë parti politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›