E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia, Berisha letër Thacit: Urime mbarë kombit

TIRANE-Kryeministri Berisha ka uruar sot uron kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci për kremtimin e përvjetorit të dytë të festës së Pavaresisë. Përmes një letre drejtuar homologut të tij, në emër të qeverisë shqiptare kryeministri Berisha ka përcjellë urimet më të mira në këtë ditë me rëndësi historike për mbarë kombin.
Kryeministri Berisha nënvizon arritjet e mrekullueshme ne Kosove përgjatë këtyre dy viteve për ndërtimin e një shoqërie të lirë, ku të gjithë qytetarët ndihen të barabartë, pavarësisht nga përkatësia etnike, për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për forcimin e zbatimin e ligjit dëshmojnë qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një popull, që beson në lirinë dhe vlerat e veta.
“Besimi në këto vlera dhe arritjet e kësaj periudhe kanë rritur mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë relevantë, si dhe i kanë siguruar Kosovës së lirë admirimin e tyre” shkruan Berisha.
Kryeministri shpreh vlerësimet dhe mirënjohjen me të thellë ndaj kryeministrit Thaci dhe qeverise qe ai drejton per konsolidimin e Pavarësisë së Kosovës dhe shndërrimin e saj në një faktor të rëndësishëm të paqes e të stabilitetit në rajon.
Ne fund te letres Berisha garanton se qeveria shqiptare dhe ai personalisht jane të vendosur dhe të angazhuar që marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, që ekzistojnë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, duke shprehur optimizem per zhvillimet e ë reja pozitive në të gjitha fushat

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›