E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama 'dialog' me komunën e Qafës së Malit, në Pukë

 

Rama ka vazhduar turin e tij 'Dialog me Shqipërinë' në verilindje të Pukës, në komunën e Qafës së Malit. Gjatë takimit me banorët e kësaj zone, Rama është shprehur se 'është kenaqësi që të jem me ju dhe se ndiej shumë përgjegjësi të jashtëzakonshme që më ngarkon besimi juaj. Një përgjegjësi që buron nga fakti se ju të gjithë keni nevojë për një ndryshim të madh. Keni nevojë për një ndryshim real që të shkëputeni nga zinxhiri i këtyre viteve që po ju varfërojnë, që po ju humbasin dëshirën për të qëndruar në vendlindjen tuaj, që po ju mësojnë se jeta në këto zona është e pamundur'. Ai theksoi se pavarësisht vendit ku jetojmë fshat apo qytet në gjuhën e Kushtetutës jemi të gjithë të barabartë dhe quhemi qytetarë të Republikës ë Shqipërisë, me të drejta dhe liri të barabarta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›