E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, fillojnë protestat në lagjen e studentëve

Qindra të rinj po vazhdojnë të sfidojnë këtë mëngjes forcat policore greke pranë shkollës Politeknike në qendër të Athinës. Sheshi para së cilës po zhvillohet protesta është e mbyllur për makinat, ndërkohë që të rinjtë kanë hedhur edhe objekte të ndryshme në rrugë. Sipas policisë, dy studentë kanë hedhur një bombë molotov në një dyqan infomatik. Në ditën që do të bëhet edhe funerali i djali të vrarë, pra sot, për policinë dhe shtetin grek është edhe frika më e madhe për ndonjë sulm të mundshëm të dhunshëm. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Kostas Karamanlis ka deklaruar se "qeveria nuk do të lejojë që vdekja e një të riu të degjenerojë në protesta dhe sulme të papranueshëm dhe të rrezikshëm". Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm, Pavlopoulos ka mbrojtur policinë duke u shprehur se "Policia është prezente në çdo ndodhi dhe ka bërë të pamundurën për të mbrojtur njerëzit dhe pronat".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›