Kosovë, nis shtrirjen EULEX në veri pa probleme
Mitrovicë (start)- Një kontingjent i parë i Misionit Evropian të Policisë dhe Drejtësisë në Kosovë (EULEX) u dislokua sot në mëngjes pa incidente në veri të Kosovës, ku serbët, për një kohë të gjatë të shprehur me vendosmëri kundër misionit, përbëjnë shumicën, konstatoi AFP-ja.
Rreth njëzet anëtarë të EULEX-it, ndër të cilët shtatë gjykatës dhe prokurorë hynë në ndërtesën e gjykatës të vendosur në veri të Mitrovicës, qytetit të ndarë mes serbëve dhe shqiptarëve, bëri të ditur koloneli i xhandarmërisë franceze, Herve Massiot.
Serbët përbëjnë shumicën e popullatës në veri të qytetit, ndërsa shqiptarët në jug, të ndarë nga lumi Ibër."Ne hymë në ndërtesën e gjykatës në orën 08:00 lokale, gjykatësit dhe prokurorët pritet ta fillojnë punën rreth orës 09:00-deklaroi koloneli Massiot.
Ky kontingjent i parë hyri në veri të Mitrovicës nga rruga kryesore, duke mos ngjallur asnjë reagim të veçantë nga ana e popullatës që ka qenë tepër e vendosur kundër dislokimit të këtij misioni deri vonë.Kontingjenti mbërriti me një Jeep dhe tre kamionçina me ngjyrat e Bashkimit Evropian.
Ndër të tjera, elementë të parë të EULEX-it u dislokuan sot në mëngjes në pikën kufitare të Jerinës, rreth 50 kilometra në veri të Mitrovicës. Në pjesën më të madhe është fjala për policë, njoftoi ky burim duke shtuar se doganat nuk e kishin filluar ende punën e tyre në këtë postë të vendosur mes Kosovës dhe Serbisë.
EULEX-i do të ketë deri në pranverë 1.900 agjentë ndërkombëtarë, si rreth 1.100 agjentë vendas.