E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, fillon operacioni për “spastrimin” e klandestinëve

ATHINE - Filloi sot paradite operacioni për spastrimin e qendrës së Athinës nga emigrantët klandestinë, të ardhur kryesisht nga vendet e Azisë dhe Afrikës. 

Emigrantët pa dokumenta përcillen në rajonet e policisë, që sipas planit të ministrisë së mbrojtjes së qytetarit, janë parapërgatitur për këtë qëllim. 

Gjithë forcat e policisë greke janë të përshirë në menaxhimin e një problemi shumë të mprehtë, që sipas deklaratës së ministrit të mbrojtjes së qytetarit, Mihalis Hrysohoidis, përbën tashmë “një bombë në themelet e shoqërisë”. 

Duke folur për këtë çështje, ministri tha sot se është hipokrite dhe çnjerëzore të flasim për shfrytëzim dhe kriminalitet të emigrantëve në qendër të Athinës, dhe jemi të gjithë përgjegjës për këtë “bombë higjenike” nga grumbullimi kaq shumë njerëzve.

Ai vlerësoi se numri i personave që në këto momente jetojnë në mënyrë të paligjshme në Athinë, është rreth 1 milion vetë. 

Referuar reagimeve kundër ndërtimit të 30 qendrave të pritjes së klandestinëve, Hrysohoidis theksoi se “është më e rrezikshme, të qarkullojnë rrugëve, sesa të ruhen në kushte njerëzore në pritje të kthimit të tyre në atdhe”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›