Ndjekje penale për ndotësit e mjedisit, të rritet taksa e pastrimit
Tiranë- Perfektet dhe krerët e qarqeve duhet të jenë të parët që duhet të zbatojnë ligjin duke dërguar për ndjekje penale çdokënd që abuzon me mjedisin.
Kështu u është drejtuar ditën e sotme kreu i qeverisë, Sali Berisha prefekteve dhe krerëve të qarqeve teksa po fliste për pastrimin e mjedisit.
Duke i kërkuar që të angazhohen seriozisht për të hartuar planin e veprimit për pastrimin e zonave të ndotura kryeministri u ka kërkua që të kthehen në gardianë të ruatjes së ambjentit.
Percaktoni për çdo komunë zonën e hedhjes së plehrave. Do bëjmë gjithçka për impiante apo financime për heqjen e tyre. Do të kemi një përballje me vendodhjen në çdo komunë dhe bashki. Gjetja e gropave për vendosjen e pleharve. Krimet e mjedisit janë krime të rënda. Ju garantoj që ju duhet të jeni të parët që duhet të zbatoni ligjin. Ju duhet të dërgoni për ndjkeje penale ndotësin. E kemi të domosdoshme të imponojmë disipline- tha kryeministri.
Kryeminsitri ka deklaruar se data 20 Prill do të jetë dita e një ‘Shqipërie të Pastër’ që do të shënojë kthesë rrënjesore në mënyren sesi shqiptaret sillen me mjedisin që i rrethon.
Kam këtu listën e zonave tërësisht në ndotura, këto më 20 Prill do të jenë në zonat më të pastërta të Shqipërisë. Ministria e Mjedisit do tju japë ju fotot dhe hartat dhe do të ndërtoni planin e veprimit që këto të mos ekzistojnë. Do angazhohet e gjithë shoqeria për ti bërë mjedisit një pastrim të merituar. Vetëm kështu mund të dominojmë mbi plehrat. Por duhet ta marrim me seriozitetin e merituar. Fshati zhvillohet nëse është i pastër. Smund të jemi europian nëse rrethohemi nga plehrat. Kam besim që do të arrijmë të shënojmë një kthese të vërtetë rrënjesore- tha Berisha.
Sipas kryeminsitrit taska e mjedisit duhet të rritet pasi është shumë e ulët në krahasim me koston që kërkon një pergjigje efektive në menaxhimin dhe pastrimin e mbeturinave.
Taskën e mjedisit rikonsiderojeni. Duhet të pagujë secili pak më shumë për një mjedis të pastër sepse e sigurt se do jetojnë më gjatë dhe do shpenzojnë më pak ilaçe- tha kryeminsitri, duke thënës se së bashku do arrijmë të hapim një kapitull të ri për qendrimin që duhet të mbajmë ndaj mbetjeve urbane.
Ministri i Mjesidit, Fatmir Mediu deklaroi se problemi i ndotjes duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe shtoi se fillmisht duhet të identifikohen vendndodhjet e tyre dhe të largohen ato prej vendeve si lumenj apo komplekse banimi.
Të identifikojmë problemin, Ministria ka fotografuar problematiken. Do të ngrihen vende tranzitore larg akseve nacionale, larg lumenjve apo përrenjve, duhet të kenë edhe disa cilësi të tjera. Kjo është një situatë e papranueshme që duhet ta zgjidhim në mënyrë të urgjentshme. Të bëjmë të pakten hapin e parë nga vendmbledhja e tyre pa kriter buzë lumenjve, poshtë shtëpive- tha Mediu.
Zëvendës ministri i Brendshëm, Ferdindad Poni theksoi se do të ushtrohen kontrolle rigoroze për zbatimin e planit të punës dhe kërkoi që kjo bashkëpunim të plotë të shoqërisë për pastrimin e vendit. Ndërkohë që 20 Prilli është shpallur dita e aksionit vullnetar kombëtar për pastrimin e Shqipërisë nga mbetjet që prej vitesh i marrin frymën dhe dinjitetin.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Ministria e Mjedisit paralajmëron: Gjoba për subjektet vendore që ndosin ambjentin Ministria e Mjedisit nuk mjaftohet me 50 gjobat e vëna...
- Korçë- Ndjekje penale për kreun e Higjenës, abuzoi me detyrën Korçë- Prokuroria e Korçës ka nisur ndjekjen penale ndaj kreut...
- Bashkia Tiranë: Pas ankesave të qytetarëve, ndjekje penale për sekserët Tiranë- Bashkia e Tiranës ka marrë këto ditë informacion nga...